• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Romani për Gjirokastrën botohet edhe në Sllovaki

16/08/2017
Romani për Gjirokastrën botohet edhe në Sllovaki

Nga Xhevat Ukshini/ Gjermani

Romani “Kronikë në gur” është njëri prej romaneve më të përkthyera të Ismail Kadaresë në botë. Por, nëse ky roman menjëherë pas botimit në shqip u përkthye në frëngjisht dhe më vonë në gjuhët e tjera perëndimore si në anglisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, etj. dhe në Perëndim u botua dhe ribotua pastaj shumë herë, në gjuhët e Lindjes europiane, sidomos në ato sllave përkthimi dhe botimi i veprave të Kadaresë ka ecur me ritme tepër të ngadalta.

Përvec gjuhës polake ku vepra e Kadaresë, falë punës së shkëlqyer të përkthyeses Dorota Horodyska, i është prezantuar publikut lexues të Polonisë me veprat kryesore të tij, në vende e tjera ende vazhdon njëfarë ngurrimi për të botuar Kadarenë. Këtu prinë Rusia si vend i madh me të cilin Kadareja lidhet përmes studimeve të tij në Institutin Gorki të Moskë e njohjes së gjuhës ruse.

As botimi i parë ndërkombëtar i veprës së tij, botimi i përmbledhjes poetike “Lirika” në përkthim të D. Samoillovit në vitin 1961, me të cilin fillon rruga e gjatë e përkthimeve të veprës së tij në gjuhë e huaja, nuk e ka ndihmuar shkrimtarin e madh shqiptar për të thyer akujt e refuzimit. Siç ka thënë para disa vitesh përkthyesi rus i “Gjeneralit tö ushtrisë së vdekur” Vasilij Tuhin, refuzimi i botimit të librave të Kadaresë ishte vendim politik i krerëve të lartë të Kremlinit. Inercioni me motive politike, para së gjithash në Rusi, e cila Kadaresë nuk ia falë angazhimin e tij për cështjen shqiptare, në rradhë të parë për cështjen e Kosovës, në njëfarë mënyre ka vazhduar deri në ditët tona.

Edhe Sllovakia i përket vendeve me pak botime të Kadaresë. por këto ditë nga ky vend vjen një lajm i mirë, lajmi i botimit të romanit “Kronikë në gur”. Romani është përkthyer nga shqipja nga etnoliguisti Viliam Mruškovič, i cili është njohës i shumë gjuhë ve europiane, në mesin e tyre e dhe i gjuhës shqipe, përmes së cilës tani i sjellë lexusit sllovak njërën nga perlat e letërsisë botërore.

Në njërën prej gazetave më të rëndësishme sllovake, në “Pravda” dje është botuar një shkrim i shkurtër paraqitës për “Kronikë në gur” që sapo ka dalë në tregun sllovak tö librit. Gazeta shkruan ndër të tjera se “romani është një afresk i jetës në qytetin e lindjes së autorit në jug te Shqiperise, Gjirokastër gjatë Luftës së Dytë Botërore, parë përmes syve të një djali adoleshent. Historia nuk është vetëm historia e qytetit, por ajo është njëkohësisht edhe një zhytje e thellë në kulturën, folklorin, politikën, traditat, fatkeqësitë e vendit, të alternuara me pushtimin e qytetit nga ana e italianëve, grekëve, gjermanëve.”
Më tej në “Pravda” thuhet se në çdo kapitull të romanit janë përfshirë, ndararazi nga nga teksti i kapitujve, kronikat narrative.

Figurat, sidomos gratë, flasin në gjuhën e gjallë të zonës dhe të kohës, për të cilën bën fjalë libri. PërkthyesI Viliam Mruškovič ka përgatitur disa shënime që shpjegojnë veçoritë e historisë shqiptare, kulturës, etj, si dhe nje scarimet e nevojshme percjellëse për shqiptimin në mënyrë korrekte në sllovakisht të emrave të personazheve që në libër janë dhënë në origjinalin shqiptar, sic është zakon në të gjitha gjuhët euriopiane dhe perëndimore me alfabet latin.

Për autorin e romanit jepen edhe këto shënime: “Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare (1936) shkruan letërsi fiktive (fiction) nga vitet ’60. Romani i parë, “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1963) i sjellë atij suksesin e madh ndërkombëtar. Që nga viti 1990 Kadareja jeton në mënyrë të alternuar mes Shqipërisë dhe Francës. Ai është anëtar i perjetshëm i Akademisë Franceze. Në vitin 1992 fitoi Çmimin Mondial Cino del Duca, kurse Man Booker International Çmimin më 2005 dhe më 2009 cmimin spanjoll Princi i Asturias. Kadare eshte propozuar për çmimin Nobel për letërsi.”/shqiptarja

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al