• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rosi-Markez, nga duelet helmuese te titulli i humbur

26/06/2025
Rosi-Markez, nga duelet helmuese te titulli i humbur

Ndonëse Valentino Rosi është tërhequr që në vitin 2021, rivaliteti me Mark Markezin nuk ndalet dhe kjo gjë u pa edhe në Çmimin e Madh të Italisë të dielën. Piloti spanjoll u vërshëllye nga publiku italian, edhe pse ai është pjesë e Dukatit, duke mos ia harruar përplasjet që Markez ka pasur me Rosin, një duel mes dy kampionësh të mëdhenj që ka shkruar historinë e Moto GP-së.

Një betejë e gjatë, e cila ka shkuar në kufijtë e urrejtjes dhe që vijon të prodhojë debat edhe sot. Sfida Markez-Rosi ka qenë ekstreme dhe e rrezikshme, pasi terreni i përballjes ka qenë pista dhe duelet janë realizuar në kufirin e 350 km/orë mbi dy rrota. Një rivalitet që shkon përtej kalibrit sportiv, duke u shndërruar në inat dhe armiqësi mes spanjollit, i cili numëron tetë tituj kampionë, dhe italianit me nëntë të tillë. Ecuria e Markezit këtë vit i ka hapur rrugën për ta barazuar rekordin e “doktorit”, ndërsa piloti i Dukatit synon që ta rrëzojë nga froni dhe të bëhet sundimtari i ri në epokën moderne.

SHKËNDIJA — Zanafilla e urrejtjes së tyre daton që nga viti 2015 në Sepang, kur pas deklaratave nxitëse të Valentinos gjatë konferencës në lidhje me garën e mëparshme. “Mark luajti me ne në Australi, ai donte të favorizonte Lorencon dhe të bënte që unë të humbisja pikë”, shprehej asokohe Rosi në një garë vendimtare për luftën e titullit mes italianit dhe Lorencos. Raundi në Malajzi ishte si një larje hesapesh mes Rosit dhe Markezit, një duel i rrezikshëm në pistë, i kthyer në një çështje personale. Këmba që zgjatet, kontakti, Markez që bie, Rosi që përfundon i treti, por penalizohet dhe detyrohet të nisë nga rreshti i fundit në Valencia, në aktin e fundit në të cilin do të humbasë më pas edhe Kampionatin Botëror.

PËRPLASJET – Në Botërorin 2015, Markez futej si kampion në fuqi, pas një titulli të fituar me 13 suksese në 18 gara. Që në vitin 2013 Markez kishte lënë menjëherë gjurmën e tij, duke fituar titullin që në sezonin debutues në Moto GP. Jo vetëm kaq, por ai parakalim ndaj Rosit në Laguna Seka ishte një demonstrim force, një parakalim fotokopje që italiani kishte bërë në të njëjtin vend ndaj Stonerit.

Sinjali ishte i qartë: lideri i ri Mark, përtej posterave dhe autografeve të idhullit të tij të fëmijërisë, dëshiron ta rrëzojë nga froni të vjetrin, Valen, duke përdorur armët e tij. Të dy pilotët nuhasin njëri-tjetrin dhe e ndiejnë rrezikun. Në Argjentinë në vitin 2015, vjen edhe përplasja e parë. Rosi niset i teti, rikuperon dhe në xhiron e parafundit kalon liderin Markez pas një kontakti mes motorëve. Vale fiton dhe feston me numrin 10 të Maradonës, Mark rrëzohet. Tre muaj më vonë, në Asen përsëritet përplasja. Të dy luftojnë për fitoren dhe në momentet finale të xhiros së fundit, Mark lëshohet nga brenda, ndërsa Vale mbyll trajektoren, përplaset me mbrojtësen e Hondës, kalon nëpër bar dhe fiton.

Kontakt gare, por tensioni shtohet. Beteja ndizet në Australi, në Malajzi dhe djeg gjithçka në Valencia, me Lorencon që fiton garën dhe titullin i “shoqëruar” nga Markez. Në atë kampionat Markez hyri në mes të një lufte për titullin që nuk i përkiste, por nga ana tjetër Rosi, i cili ishte në vështirësi në fund të sezonit (asnjë fitore në 6 garat e fundit dhe vetëm 5 xhiro në krye) kundër shokut të tij të skuadrës Lorencos, bëri gabime në llogaritje. Ai akuzoi një kundërshtar që ishte si ai: lider, cinik, i talentuar dhe me të njëjtën ego.

Rosi e kuptoi vonë dhe ndoshta u pendua për këtë. Në Argjentinë, në vitin 2018, vjen një kapitull tjetër përplasjeje. Pas një gare plot gabime, Markez e rrëzon Rosin, me këtë të fundit që nuk i kurseu fjalët: “Mark nuk ka respekt për kundërshtarët e tij, është i rrezikshëm. Ai të shtyn me këmbë, e di që nëse të prek mes këmbës dhe motorit, ti do të rrëzohesh, ndërsa ai jo”. Që atëherë e deri më sot, shtrëngimet e duarve nuk kanë ardhur dhe rivaliteti në distancë të gjatë vazhdon, teksa me Rosin të tërhequr, Markez tashmë përballet me kontestimin nga tifozët e kampionit italian.

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al