Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një 66-vjeçari (bashkëshorti i tezes së tij), i cili është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.