Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., banues në Gjirokastër. Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet në ngarkim të shtetasit S. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.