• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi i ish-ministrit: Greqia zgjodhi SHBA-të ndaj Gjermanisë. Kjo na mbajti në BE (VIDEO)

27/09/2023
Rrëfimi i ish-ministrit: Greqia zgjodhi SHBA-të ndaj Gjermanisë. Kjo na mbajti në BE (VIDEO)

Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, ka dekkaruar gjatë një interviste për ANT1 në Greqi se në krizën e madhe të vitit 2015, Greqia ndërroi pozicionin e vet gjeopolitik, duke u zgjedhur ShBA përkundrejt Gjermanisë.

Sipas pretendimeve të ish-ministrit për këtë vendim, të kundërshtuar vetëm nga ish-ministri i Financave, Varoufakis, u njoftua edhe Mitsotakis, asokohe në opozitë. Kamenos thotë se Merkel dhe Schauble kishin propozuar nxjerrjen e Greqisë nga BE, çka u prit mirë vetëm nga Varoufakis:

“Populli grek duhet të dijë, që në 2015-n pas presionit të Gjermanisë, të Merkel e Schauble, Greqia vendosi të ndryshojë gjeopolitikisht. Të bënte një marrëveshje me SHBA-në, që do e shndërronte Greqinë në aleatin kryesor të SHBA-së në Mesdhe, nê vend të Turqisë. Kjo u arrit në 25 qershor 2015.

Një ditë para në EUROGROUP, Merkel dhe Schauble propozuan daljen e Greqisë nga BE. Atë ditë kryeministri Aleksis Cipras më kërkoi të takohemi si aleatë qeverisës, shkova me Ambasadorin Lefteri Karajani dhe takova në një sallë gjigante ish-ministrin e ekonomisë, Jani Varufakin dhe këshilltarët e qeverisë, ku propozimi i Varufakis ishte të pranonim ditën e nesërme kërkesën e Gjermanisë, të Schauble e të Merkelit për daljen e Greqisë nga BE. Kishte rënë dakord Varufakis bashkë me Schauble e gjermanët dhe Kryeministri Cipras duhej ta pranonte të nesërmen në Këshillin e Lartë. I thashë bashkë me Lefteri Karajanin, që kjo nuk bëhet dhe i propozova të kërkonim ndihmën e SHBA-së:

Mora në telefon Ministrin e Mbrojtjes të SHBA-së dhe zëvendësministren e jashtme amerikane dhe i kërkova Shtëpisë së Bardhë të fliste me Cipras, duke thënë se unë si Ministër i Mbrojtjes do të bëj Marrëveshje Mbrojtëse, që do të përfshinte zgjerimin e Sudës, portin e Aleksandrupolit, bazën ushtarake në Anovikio për helikopterët e NATOS, UAV të Natos në Larisë dhe Greqia do bëhej aleati kryesor i SHBA-së në vend të Turqisë në Mesdhe.

Pas komunikimit me Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së dhe State Departement, Presidenti Obama komunikoi me Aleksis Cipras dhe i përforcoi që ato që patëm biseduar, që vlejnë. Atë natë, në orën 12 të natës, Obama në komunikim me Hollande, dërgoi grupin e tij të francezëve në Bruksel, ku gjithë natën u bënë bisedimet për projektin francez, të ashtuquajturin Memorandumi III.

Në 6 të mëngjesit, marrëveshja u mbyll. Greqia u orientua drejt SHBA-së në vend të Gjermanisë dhe pavarësisht reagimeve të Varufakis që dha dorëheqjen, atëherë Cipras shkoi në Këshillin e Kryeministrave, u bë marrëveshja duke siguruar dhe mbështetjen e NEA Dimokratia dhe partive të tjera. Por, kjo nuk i është thënë popullit grek”.

Edhe ish-kryeministri Cipras ka deklaruar më vonë se zgjedhja që u bë udhëhiqej nga ideja se Greqia nuk mund të dilte nga Europa. Çka mesa duket u vulos nga ShBA në këmbim të lëshimeve në fushën e sigurisë. Duhet thënë se Obama e mbylli presidencën me një vizitë në Greqi.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al