• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi i shkrimtarit: Dita që përcolla Ramën nga Parisi, për t’u kthyer në Shqipëri përgjithmonë!

20/10/2022
Rrëfimi i shkrimtarit: Dita që përcolla Ramën nga Parisi, për t’u kthyer në Shqipëri përgjithmonë!

Shkrimtari Luan Rama ishte i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV. Zoti Rama foli për shqiptarët e Parisit, artistët që kanë shkëlqyer ndër vite në Francë. Ndër to, Rama përmendi foli edhe për jetën e kryeministrit, si artist në Paris.

Gjatë bisedës me gazetaren Rudina Xhunga, ai tregoi se ishte shkrimtari që e ka përcjellë kryeministrin Edi Rama në aeroport, kur ai u kthye përfundimisht në Shqipëri.

“Edi Ramën e njoh nga afër. Kemi ndenjur bashkë, kam ndjekur ekspozitat e tij, madje kam shkruar për të. Nuk është e vërtetë që Rama në Francë jetonte te këmbët e një ure! Këto janë imagjinata. Ai ka bërë ekspozita në shumë vende interesante. Një ndër to ishte në një qendër mjaft interesante, ku ishte shtëpia e Viktor Hygos. Ishte një ekspozitë shumë e mirë, për të cilën unë bëra edhe një shkrim për mediat shqiptare.

Unë e lidhja me Paolo Uccello, një piktor i madh i 1500 dhe thosha nga Paolo Uccello tek Edi Rama. Rama ishte i interesuar në jetën intelektuale, kishte kontakte, ishte një njeri me vizion perëndimor. Pavarësisht problemeve që mund të kishte me politikanët në Shqipëri. Asokohe Fatos Nano erdhi në Paris, bëri një vizitë zyrtare, takoi Ramën dhe kur u largua i tha se kishte dëshirë që ai të vinte në Shqipëri si ministër i Kulturës.

Dhe më kujtohet që unë e kam përcjellë në aeroport me makinë. Ramës në atë kohë i ndërroi jetë babai, dhe e shoqërova unë. Madje i dhashë edhe një kollare, sepse do të shkonte direkt në varrim. Kemi pasur një marrëdhënie të afërt.

Kur ishte kryetar bashkie filloi fushatën e madhe të prishjes buzë Lanës të ndërtesave dhe më pëlqeu si veprim. Ishte në kurajo shumë e madhe. Unë në atë kohë bëra një shkrim që Baron Haussmann zbarkon në Shqipëri. Baron Haussmann ishte një prefekt i Parisit i cili vendosi bashkë me perandorin francez, nipin e Napoleonit, për të transformuar Parisin.

Ai i tha ja ku është harta e Parisit. Qyteti ishte gjithë rrugë qorre, pa trotuare, bulevarde. Dhe i tha ne do ta bëjmë Parisin kështu. Ai e mbështeti megjithëse e sulmuan shumë. I njëjti fenomen si në Shqipëri me Ramën. Pas asaj kohe nuk kemi takuar më”, u shpreh zoti Rama.

Ai tregoi për herë të parë historinë e tij, si një djalosh i lindur në bulevardin “Stalin” që takoi presidentin francez François Mitterrand.

Në këtë intervistë ai flet edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe mënyrën si e shikonte Perëndimi rikthimin e tij.

“Shqipëria është një vend shumë i vështirë për t’u drejtuar. Sepse pati një precendent të rrezikshëm politik, ekonomik, social, i cili ishte Sali Berisha. Ne e filluam me Berishën, por po të ishte një politikan tjetër më i qetë, më largpamës, që mos të vinte veriun me jugun kundër njëri-tjetrit, që të mos të bëhej narcist i pushtetit dhe të mos vinte pushtetin mbi interesat nacionale, do të krijonte një lloj trashëgimie. Mirëpo guri i parë që u vendos në demokraci, u vendos keq.

Në Francë as që mendohet rikthimi i Berishës. Është një personazh i mbaruar. Perëndimi do një Shqipëri europiane, që të krijojë një kulturë tjetër në fushën ekonomike dhe sociale. Shpresoj që gjërat do të vijnë gradualisht.”, u shpreh ai.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al