• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi prekës i ukrainases që jeton në Tiranë: Vendi im nuk do t’ia falë Putin-it vrasjen e fëmijëve

23/03/2022
Rrëfimi prekës i ukrainases që jeton në Tiranë: Vendi im nuk do t’ia falë Putin-it vrasjen e fëmijëve

Rrëfimi i Irina Romanovës, që jeton prej disa vitesh në Tiranë tregon se ajo e përjeton luftën në atdheun e saj më shumë nga bisedat me nënën dhe të afërmit në vendlindje, sesa nga lajmet dhe kronikat televizive.

Sulmi rus me raketa, në mëngjesin e të hënës (21.03) mbi terrenin stërvitor ushtarak në qytetin Rivne, në Ukrainën Perëndimore, i solli Irina Romanovës në Tiranë, orë të vështira ankthi, frike dhe shprese. Në Rivne banon nëna e saj, që ka vendosur të qëndrojë atje, qoftë edhe me ꞔmimin e jetës. “Për fat është gjallë, raketat ruse ranë disa kilometra larg zonës ku banon nëna ime,“ më thotë Irina që mora në telefon, sapo lexove lajmin e sulmit rus me raketa në vendlindjen e saj.

Vetëm një javë më parë në Rivne, rreth 160 kilometra në kufi me Poloninë, mbetën të vrarë 20 civilë dhe u shkatërrua nga raketat ruse kulla e TV lokal, e ndërtuar 55 vjet më parë.

Jetë njerëzish dhe fëmijësh të hedhura në erë

Irina e përjeton luftën në atdheun e saj më shume nga bisedat me nënën dhe të afërmit në vendlindje, sesa nga lajmet dhe kronikat televizive.

“Mjerim i madh, jetë njerëzish dhe fëmijësh të hedhura në erë nga bombardimet, infrastrukturë e shkatërruar, varre masive, banesa, shkolla spitale të rrënuara. Gra dhe fëmijë që ikin nga sytë këmbë për të shpëtuar jetën. Por nëna ime nuk do të largohet . Kur i them eja në Tiranë më përgjigjet që nuk e lë vendin dhe popullin tim në këtë luftë e krizë të tmerrshme” thotë Irina për DW.


Sipas të dhënave të OKB-së që nga fillimi i agresionit rus, muajin e kaluar më 24 shkurt, e deri tani janë zhvendosur jashtë Ukrainës rreth 12 milion vetë dhe 2 milion brenda saj, janë bombarduar 43 objekte të kujdesit shëndetësor.

“Përballë këtij shkatërrimi Ukraina po qëndron, nuk dorëzohet, Agresioni rus na ka bërë bashkë kundër Putinit. Jemi të gjithë në fushë betejë, pavarësisht nga pozicioni shoqëror. Jemi një komb që nuk ka sulmuar askënd, që e ka mbrojtur tokën e tij deri në pikën e fundit të gjakut. Janë dy gjëra të ndryshme: të dorëzosh qytetin dhe ta pushtosh atë. Nuk ia falim kurrë Putimit vrasjen e fëmijëve të Ukrainës. Kemi luftuar kundër nazizmit, tani luftojmë kundër Putinit. Kievi edhe po të bjerë nuk do të mbetët kurrë i pushtuar” thotë për DW, Irina Romanova.

Irina, 35 vjeç, ka mbaruar studimet në Ukrainë për inxhiniere mjedisi. Bursa që fitoi për kualifikim në Skoci i ndryshoi jetën. Atje dashurohet me një djalë nga Shqipëria, martohet dhe vendos të jetojë dhe punojë në Tiranë, ku banon tashmë prej 11 vjetësh.

Rusia – historikisht gjenocid ndaj Ukrainës,

Me një shqipe të qartë Irina tregon për DW historinë e familjes së saj në Ukrainë.

“Vij nga një familje që i ka mbijetuar persekutimit të regjimit komunist. Gjyshi im nga babai ishte rus kurse gjyshja cigane nga Ukraina. Gjyshi, i lindur në rrethinat e Moskës, luftoi kundër pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, u plagos rëndë dhe humbi dritën e syve. Por në kohën e Stalinit dhe të diktatorëve komunistë që pasuan atë, familja e babait tim u persekutua me akuzën se kishte bashkëpunuar me nazistët, meqë gjyshja ime cigane kishte mbetur gjallë!”

Irina thekson se “Rusia historikisht ka synuar të pushtojë dhe ta mbajë nën kontroll Ukrainën. Në kohën e ish-Bashkimi Sovjetik, ukrainasit trajtoheshin si qytetarë të kategorisë së dytë dhe u mohohej identiteti kombëtar. Pikërisht në prag të agresionit Putini deklaroi se “Ukraina nuk ka pasur kurrë kombësinë e saj autentike.”

Gedenkveranstaltung (Totengedächtnis) für die Opfer des Holodomor in Berliner Dom
Kur në vitin 1932 në ish-Bashkimin Sovjetik ra prodhimi i grurit për shkak të kolektivizimit, që shkaktoi krizën e thellë të urisë, 1932-1933, katër milionë ukrainas etnikë vdiqën nga uria. Kriza shfarosëse e urisë në Ukrainë u fsheh nga Stalini dhe ata që erdhën pas tij për 90 vjet me radhë. Vetëm para tri vitesh, më 2019, ajo u njoh nga 16 vende, SHBA dhe Vatikani si “gjenocid nga Stalini kundër ukrainasve.” /DW

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Gjysma ime…”/ Fjalët prekëse të Ema Andreas për ndarjen nga jeta të vëllait të saj

“Gjysma ime…”/ Fjalët prekëse të Ema Andreas për ndarjen nga jeta të vëllait të saj

31/12/2025
Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

31/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al