Ndonëse te Luftëtari trajneri i parë është Daniel Fernandez, gjirokastritët i kanë besuar kontaktin me mediat asistentit të tij Luis Kurbelo. Kjo u pa qartësisht edhe dje kur ky i fundit mori përsipër të komentonte për mediat humbjen ndaj Teutës pas përfundimit të takimit, duke u shfaqur para mikrofonit të “Supersport”.
Por meqenëse dyshja në drejtimi e Luftëtarit është e pandarë në pankinë, në stërvitje dhe në punën me lojtarët, si dhe është pak e njohur për publikun e gjerë, të gjithë e morën të mirëqënë që para kamerave ishte Fernandez dhe jo asistenti i tij Kurbelo.
Ndaj edhe fjalët që u thanë pas ndeshjes u interpretuan dhe u raportuan si të trajnerit të Luftëtarit kur në faktin ishin të numrit 2 të klubit gjirokastrit. Trajnerët e skuadrave janë të detyruar pas ndeshjeve që të dalin para mediave, me përjashtim të rasteve të veçanta.