• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrënimi i spitalit të Gjirokastrës, pacientët vuajnë mungesën e ngrohjes gjatë dimrit

20/01/2024
‘Çmendet’ qeveria, paga e mjekëve specialistë në rrethe shkon deri në 2.5 milionë lekë në muaj

Spitali rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër nuk ka vetëm probleme me mungesë të disa mjekëve specialistë, si kudo gjetkë nëpër Shqipëri, por ka probleme të shumta infrastrukturore. Në stinën e dimrit është sidomos shqetësuese mungesa e sistemit të ngrohjes.

Ndonëse janë kryer shpenzime në të shkuarën për sistemin e kaldajave ai nuk është në funksion. Herë spitali dhe në të shumtën e rasteve pacientët që shtrohen për të marrë mjekim nëpër pavionë, e zgjidhen problemin e ngrohjes me rezistenca të lëvizshme. Jo vetëm kaq, por shumë prej ambienteve të tjera të spitalit janë të rrënuara dhe kanë nevojë emergjente për rikonstruksion të plotë e pajisje logjistike të reja.

Për herë të fundit spitali “Omer Nishani” është rikonstruktuar në vitin 2009, plot 15 vite më parë. Mësohet se sot ishte në Gjirokastër për një vizitë edhe ministrja e re e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila ka parë vetë nga afër gjendjen e spitalit dhe është zotuar se do të investohet për rikonstruksionin e plotë.

Mbetet për t’u parë se kur do të nisë puna dhe si do t’i jepet zgjidhje të vetmit spital rajonal në jug të vendit. Vitet e fundit shërbejnë në Gjirokastër shumë mjekë të rinj, megjithatë mungesat janë ende evidente. Në dekadën e fundit Shqipëria ka humbur shumë mjekë dhe infermierë, të cilët braktisën vendlindjen në kërkim të jete më të mirë drejt Gjermanisë. ©Argjiroja.net

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

17/12/2025
Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al