• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëshqitjet në Gjirokastër, si i gënjeu qeveria banorët te ‘Kodra e Shtufit’ (VIDEO)

29/08/2018
Rrëshqitjet në Gjirokastër, si i gënjeu qeveria banorët te ‘Kodra e Shtufit’ (VIDEO)

Nga ANXHELA RUÇI & MERXHAN DACI*

Në janar të këtij viti një pallat 8-katësh në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër rrezikoi të shembej pas rrëshqitjeve masive të dheut. Po ashtu disa shtëpi u dëmtuan rëndë duke u bërë të pabanueshme.

Bujar Gërxholli është një prej banorëve që ka lënë shtëpinë e tij pothuajse të rrënuar, për të jetuar disa pallate më poshtë në një shtëpi me qera. Familjes Gërxholli i janë lëvruar 100 mijë lekë të reja si fond emergjence deri në një vendim të dytë dhe zgjidhjes përfundimtare të rrëshqitjes së dheut në pallatin ku ata banonin.

“Ishte investimi i gjithë jetës sime, me shumë përpjekje arrita të bleja këtë shtëpi që tani është mbuluar nga balta”, tregon ai për “Faktoje”.

“Nuk e dimë se ç’do të ndodhë me ne. Na thanë që do fillonin ndërhyrjen në verë që balta të ishte e thatë, po deri tani asnjë nuk ka ardhur.”

Ai gjithashtu shton se fatmirësisht djali dhe gruaja e tij kanë shpëtuar pa dëmtime, pasi kur masivi i dheut deportoi në shtëpi duke mos kursyer asgjë, ata ishin në ambjentet e banesës.

Rama dhe institucionet

“Faktikisht për fat të keq nuk ka pas shumë gadishmëri nga ana e Bashkisë por është kapërcyer me kryerjen e studimit të plotë dhe të projektit nga qeveria dhe pavarësisht kostos relativisht të lartë të projektit ne jemi angazhuar që ta bëjmë të plotë ndërhyrjen dhe ta zgjidhim njëherë e mirë atë problem në atë pikë të qytetit që është edhe një shqetësim real për shumë banorë në atë zonë”, tha Rama në 21 maj të këtij viti.

Po atë ditë, në një bisedim më qytetarët e Gjirokastrës, Rama tha se situata do zgjidhej brenda dimrit.

Qytetarja: Unë jam njëra nga banoret e dëmtuara nga pallati…

Rama: Tani mos e zgjat, e përfundojmë para se të fillojë dimri…

Të pyetur nga “Faktoje”, Bashkia Gjirokastër u përgjigj se në mbledhjen e Prefekturës për këtë rast u morën këto dy vendime:

Bashkia Gjirokastër të realizojë shpimet gjeologjike si dhe analizën laboratorike për objektin “Rrëshkitja në qytetin e Gjirokastrës, lagjia “Kodra e Shtufit

Ministria e Mbrojtjes do të realizojë projekt-zbatimin e masave inxhinierike për qëndrueshmërinë e rrëshkitjes së ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit”.

Bashkia shtoi për “Faktoje” se është në pritje të këtij projekti dhe të investimit përkatës për rehabilitimin e zonës.

Ministria e Mbrojtjes e pyetur nga “Faktoje” nuk ktheu përgjigje edhe pse kërkesa për informacion iu dërgua para më shumë se një muaj duke shkelur ligjin për “Të drejtën e Informimit”.

Duke u nisur nga situata në terren, duke përfshirë dëshmi të banorëve dhe përgjigjen e Bashkisë Gjirokastër, “Faktoje” e konsideron në këtë moment deklaratën e Ramës për zgjidhje përfundimtare të situatës si GËNJESHTËR meqënëse 4-muaj pas deklaratës dhe mëse 6-muaj pas ngjarjes ende nuk ka nisur puna për rehabilitimin e zonës. “Faktoje” gjithësesi e ka nën vëzhgim këtë problematikë./ Faktoje.al 

Related Posts

Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

Paralajmërimi/ “S’ka më ditë të bardha për këtë klasë politike, do mbyllen në qeli”

11/12/2025
Jepnin para me fajde/ Pranga për 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt (VIDEO)
Kryesore

Jepnin para me fajde/ Pranga për 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt (VIDEO)

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Suksesi i radhës, Barcelona “i lë targën” Realit, Raphinha “likuidon” Osasunan

VIDEO/ Suksesi i radhës, Barcelona “i lë targën” Realit, Raphinha “likuidon” Osasunan

13/12/2025
Bes Kallaku “thumbon” Xhensila Myrtezajn: E shkuara ime ka vdekur, Zoti më bekoi me dy fëmijë

Bes Kallaku “thumbon” Xhensila Myrtezajn: E shkuara ime ka vdekur, Zoti më bekoi me dy fëmijë

13/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al