• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrezikon të shkarkohet nëse dështon në Gjirokastër? Ja çfarë thotë Klodian Duro

02/10/2018
Rrezikon të shkarkohet nëse dështon në Gjirokastër? Ja çfarë thotë Klodian Duro

Kamza zhvillon këtë të mërkurë në Gjirokastër një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, rezultati i së cilës vendos shumë për objektivin mbijetesë. Përballë një rivalki direkt si Luftëtari kërkohet medoemos shmangia e humbjes. Trajneri Klodian Duro, në konferencën për shtyp para kësaj transferte, reflektoi qetësi në fjalët e tij, duke i dhënë besim skuadrës.

“Jemi përgatitur këto ditë për të shkuar në Gjirokastër duke e ditur se kemi përballë një ekip që ka pretendimet e veta, por nuk jemi nën presion. Kemi punuar për të rregulluar disa mangësi që kemi shfaqur, por jam shumë i qetë dhe plot besim, sepse kemi luajtur mirë dhe kjo është më e rëndësishmja në futboll. Nisemi për të korrigjuar atë që na ka munguar në ndeshjet e fundit, mungesën e golit, që bën diferencën në futboll.”

Duro, duke vijuar bisedën për mungesën e golit, shprehet se me dalje logjike në sulm Kamza do të arrijë të shënojë.

“Nuk është e lehtë, gjetja e golit është pjesa më e vështirë në futboll. Jo rastësisht, edhe klubet e mëdhenj paguajnë miliona për të gjetur sulmues goli. Fitorja është pjesa më e vështirë e futbollit, por jam i qetë, sepse po krijojmë shumë raste dhe po luajmë me logjikë, që më ngroh, ndaj mendoj se do t’ia dalim të konkludojmë këtë lojë të mirë me gol dhe të marrim pikë. Është një situatë e ndryshme nga ajo që një trajner do donte, duke nisur gjithçka nga fillimi, por e kam thënë edhe më parë që kam pranuar të marr drejtimin e Kamzës sepse kam parë ndeshje mjaft të mira nga kjo skuadër, që ka mundësi për të shkuar lart në renditje.”

A rrezikon Duro pozicionin e tij në rast dështimi në Gjirokastër?

E ardhmja ime do të jetë siç e shihni aktualisht. Do të punojmë akoma më shumë, për të përmirësuar shënjestrën dhe për të marrë pikë, duke parë gradualisht drejt pjesës së sipërme të renditjes. Unë nuk fshihem pas gishtit, nuk kam frikë nga asgjë dhe kur kam marrë përsipër drejtimin e Kamzës e di mirë sa është “krevati” i Kamzës dhe sa na duhet “jorgani”. Do të eci përpara me filozofinë time të futbollit, të një futbolli kreativ dhe sulmues, që në syrin tim në Superioren shqiptare të çojnë te rezultatet. Nuk do ndryshoj asnjë në aspektin e lojës, por do të ndryshojmë në urinë tonë për të konkluduar rastet tona.

Related Posts

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës
Sport

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)
Sport

Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)

11/04/2026
VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë
Sport

VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë

11/04/2026
UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit
Sport

UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit

11/04/2026
Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet
Sport

Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet

11/04/2026
Me 6 mijë tifozë në krah, Vllaznia vë në jetë një kryevepër, por në Reikjavik tani duhet një mrekulli
Sport

Dëmtimet e Krymit dhe Bajramit, sfidë për stafin dhe lojtarët. Ja situata te Vllaznia

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

11/04/2026
Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al