• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëzohet kërkesa e opozitës për të çuar mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese

12/04/2024
Rrëzohet kërkesa e opozitës për të çuar mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese

Kërkesa e opozitës për të çuar mandatin e socialistes Olta Xhaçkës në Kushtetuese, për verifikimin e kushtetutshmërisë së mandatit të saj, është rrëzuar.

Kanë qenë 39 vota pro, dhe 72 kundër, duke bërë që kjo kërkesë të mos kalojë. Vetë Xhaçka ka zgjedhur që të abstenojë.

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Olta Xhaçka ka deklaruar se ishte përdorur si “mish për top” nga ana e deputetëve të opozitës të cilët sipas saj e akuzojnë për përfitime të pavërteta të bashkëshortit të saj Artan Gaçi.

Deputetja tha se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asgjë të kundraligjshme lidhur me aktivitetin e tij si sipërmarrës.

“Sot për t’i vënë kapakun një tallje të madhe me opinionin publik ku emri im është përdorur si top lecke diskutohet këtu nga leckat e topit të opozitës sikur po votohet për të më mbajtur nëpër këmbë apo për të më lëshuar nga këmbët.

“Në fakt sot Kuvendi nuk ka çfarë voton për mua personalisht sepse çështjen time, Gjykata Kushtetuese e ka pasur e ka shqyrtuar dhe me vendim e ka pushuar. Sot këtu duhet të votohet për diçka tjetër që është shkalla e sovranitetit të parlamentit. Por meqë tek ky absurditet i kthyer në debat u arrit për shkak të akuzave të ngritura ndaj meje dhe meqë vendimi i sotëm lidhet me mandatin tim, megjithëse GJK është shprehur njëherë unë nuk do diskutoj më tepër për këtë dhe do lë kolegët të vendosin.

Çështja ime u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese në janar të vitit të kaluar për më shumë se 8 orë. Pasi shqyrtoi më shumë se 500 faqe prova materiale, vendosi ta pushojë këtë çështje. E gjithë kjo zallamahi ku jam bërë unë mish për top, ka shkak vetëm njërën prej 1500 lejeve të dhëna për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike që operojnë në bregdetin e Shqipërisë.

Flitet për favore dhe statuse personale kur në fakt e gjitha nga fillimi gjer në fund është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private pjesë e së cilës është edhe bashkëshorti im i cili është sipërmarrës para se të bëhej deputet dhe u rikthye nga puna e tij private pas punës së deputetit.

U njohëm në rrugën e angazhimit publik dhe nuk mund të vazhdonim të dy këtë rrugë. Pra as unë dhe as bashkëshorti im nuk na është dhënë asnjë status ekskluziv por status ligjor si ajo e sipërmarrjeve të tjera. Nuk është shkelur asnjë ligj dhe nuk është bërë asnjë paligjshmëri, nuk kam qenë në asnjë rast në konflikt interesi. E ka thënë GJK në jurisprudencën e saj. Nuk ka asnjë ndalesë që familjarët e deputetëve të merren me biznes”, tha ajo.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al