• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rriten tensionet Moskë-Kiev pas kërcënimeve të SHBA! Ukraina sulmon me dronë edhe centralin e Zaporizhzhias

02/08/2025
Rriten tensionet Moskë-Kiev pas kërcënimeve të SHBA! Ukraina sulmon me dronë edhe centralin e Zaporizhzhias

Tensionet mes Moskës dhe Kievit vijnë në rritje pas kërcënimeve të SHBA-ve dhe vendosjes së dy nëndetëseve të SHBA-ve afër Rusisë.
Ukraina sulmoi disa rafineri të naftës dhe kreu sulme në zona të ndryshme, kurse Kremlini i është ka kërcënuar me ‘Oreshnikët’. Ukraina gjithashtu ka goditur edhe centralin bërthamor të Zaporizhzhias, të kontrolluar nga rusët, ku pati dëme dhe një viktimë.
Moska deklaroi se kishte 3 të vdekur gjatë sulmit të Kievit dhe 112 dronë të kapur gjatë 48 orëve të fundit, informon ‘Corriere’.
Sulmet ukrainase goditën zonat e Rostovit dhe Penzës, si dhe në Samara, larg vijës së frontit. Mbrojtja ajrore ruse, deklaroi Ministria e Mbrojtjes, interceptoi dhe shkatërroi 112 dronë ukrainas mbi rajonet ruse, Detin e Zi dhe Detin Azov mbrëmë.
Një zjarr shpërtheu edhe në zonën industriale pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias, pas sulmeve nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se ushtria ukrainase përdori një dron për të goditur një kamion zjarrfikës që kishte mbërritur për të shuar flakët.
“Pas granatimeve nga Forcat e Armatosura të Ukrainës në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhisë të pushtuar nga Rusia, një zjarr shpërtheu në zonën industriale. Gjatë një inspektimi të zonës, u gjet edhe një makinë që nuk kishte lidhje me termocentralin bërthamor, në të cilën u gjet një civil i vdekur”, raportoi TASS.
Administrata e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhisë deklaroi se sulmet nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, të cilat rezultuan në vdekjen e një civili dhe u drejtuan kundër personelit të sigurisë bërthamore dhe rrezatimit, janë absolutisht të papranueshme. Nuk pati viktima midis stafit të termocentralit ose zjarrfikësve.
Kremlini: Pavarësisht kërcënimeve të SHBA, India do vijojë të blejë naftë nga Rusia!
Nga ana tjetër, Kremlini vijon bisedat diplomatike dhe ekonomike, teksa njoftoi se India do të vazhdojë të blejë naftë nga Rusia, pavarësisht kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për sanksione.
“Këto janë kontrata afatgjata nafte”, tha njëri nga burimet. “Nuk është aq e thjeshtë të ndalosh blerjen nga një ditë në tjetrën”.
Muajin e kaluar, Trump tregoi në një postim në Truth Social se India do të përballet me sanksione të mëtejshme për blerjet e armëve dhe naftës ruse. Dje, presidenti i SHBA-së u tha gazetarëve se kishte dëgjuar se India nuk do të blinte më naftë nga Rusia. Reuters raportoi këtë javë se rafineritë shtetërore indiane ndaluan blerjen e naftës ruse javën e kaluar pasi zbritjet u ngushtuan në korrik.
“Lidhur me nevojat tona për furnizim me energji, ne shqyrtojmë se çfarë është në dispozicion në tregje, çfarë ofrohet dhe gjithashtu cila është situata ose rrethanat mbizotëruese globale”, u tha dje gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme indiane, Randhir Jaiswal.

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

07/04/2026
Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al