• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rritet agresiviteti i COVID-19/ Shtohet ndjeshëm numri i pacientëve në gjendje të rëndë

03/12/2020
Rritet agresiviteti i COVID-19/ Shtohet ndjeshëm numri i pacientëve në gjendje të rëndë

Koronavirusi duket në kulmin e agresivitetit të tij. Nga 19 mijë raste aktive në të gjitha qarqet e vendit, 484 prej tyre kanë nevojë për shërbim spitalor. Edhe pse shifra është më e ulët se një ditë më parë, numri i pacientëve në gjendje të rëndë është rritur ndjeshëm.

Janë 38 pacientë ose 8 për qind e të shtruarve, të cilët ndodhen në terapi intensive, 13 prej tyre në intubim. Edhe dje, pasqyra ishte gati e njëjtë, ndërkohë që fatalitetet prej javësh ndodhin me numra dyshifrorë. Por, kohët e fundit, ky numër është kontestuar, jo vetëm nga opozita, por edhe ekspertë shëndetësorë, të cilët argumentojnë se numri i vdekjeve për shkak të COVID-19 është shumë më i lartë nga ai i raportuar.

Nga mbledhja e komitetit të ekspertëve, mjeku infeksionist Tritan Kalo, hodhi poshtë këto akuza argumentuar edhe rastet se kur një vdekje nga COVID-19 klasifikohet si e tillë. “Ka të përcaktuar mirë ligjërisht dhe shkencërisht që kur plotësohet një skenë vdekjeje, arsyet pse i sëmuri vdes, që nga pranimi, evoluimi i rastit dhe momenti kur ndërron jetë. Në këto raste nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje apo artificë si në diagnozën e pranimit ashtu dhe të përfundimit. Nuk mund të ketë falsifikim ose ndryshim, është krejt e pamundur. Problemi është shkaku parësor dhe dytësor.

Te një i sëmurë me COVID-19 jo gjithmonë sëmundja bazë është shkaku i vdekjes, por janë ndërlikimet që e çojnë aty. Kemi të sëmurë me dëmtime të tjera paraprake dhe në terren të këtyre të sëmurëve zhvillohen dhe problematika që lidhen me sëmundjen bazë. Të sëmurët që kanë probleme me dializën, për shembull dëmtimet që ndodhin jo gjithmonë janë fatale të lidhura direkt me COVID-19, por janë agravime të situatave, për të cilat janë hospitalizuar. Këto janë saktësisht të reflektuar në kartelën me të cilën i sëmuri është ndjekur në spital”, argumenton mjeku, pjesë e komitetit, duke i konsideruar aludime të tilla një tymnajë për të ulur punën titanike të mjekëve e infermierëve në vijën e parë.

Shifrat tregojnë që 1.2% e të prekurve kanë nevojë për trajtim nga bluzat e bardha, ndërsa 2.1 për qind e të infektuarve nuk ia dalin në përballjen me COVID-19. Muaji që lamë pas, nëntori, ishte i zi, pasi shënoi 301 vdekje për shkak të virusit, numër ky që përbën 37% të totalit në nëntë muaj pandemi ose 3-fish më shumë se muaji paraardhës.

RASTET E REJA

Në nivel infektimesh, shifrat duken në përmirësim. I njëjti numër tamponësh të kryer ka nxjerrë dje më pak raste të reja, 705 infektime në një hartë të gjerë qytetesh në të gjithë vendin. Tirana kryeson listën me më shumë se 52% të totalit të infektimeve, e ndjekur nga Durrësi, Fieri e Korça ku ndodhen minimalisht një mijë persona me COVID-19. “Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar: 386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnjë, 10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër, 3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec”, nënvizon MSH-ja në raportin ditor, teksa u rikujton që në krye të herës qytetarëve domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Evitim i grumbullimeve, kontakteve dhe lëvizjeve të panevojshme vijojnë të jenë në fuqi. Deri tani, pacientja më e re e prekur me COVID-19 në vendin tonë është vetëm dymuajshe, ndërsa më e moshuara, 92 vjeç./ Panorama.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al