Është rritur numri i viktimave nga tërmeti që tronditi të gjithë Shqipërinë, duke shkuar në 11. Sipas informacioneve nga rrënojat janë nxjerr dhe dy trupa të tjerë nga rrënojat.
Dy viktimat e fundit janë nxjerr nga godina e shembur në Thumanë, por nuk kanë arritur që të dalin gjallë. Kështu bilanci i viktimave ka shkuar në 11, ndërkohë që raportohet se ka ende njerëz të bllokuar poshtë shtëpive të rrënuara.