Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me mjekë në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’.
Mësohet se takimi i kreut të qeverisë me drejtues dhe mjekë, ka si qëllim informimin për situatën në fjalë.
Bëhet e ditur se kryeministri po bën një inspektim përpara hapjes së spitalit COVID3. Kujtojmë se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se COVID 3 do të hapej kur të ezauroheshin kapacitetet në dy spitalet që trajtojnë të prekur me koronavirus, Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”.