Martesa në Shqipëri është në krizë. Gjithnjë e më shumë ka rritje të numrit të divorceve në rang vendi. Arsyet si emigracioni, konfliktet sociale, martesat e hershme, bixhozi e të tjerë çojnë zakonisht në zgjidhje të martesës.
Në Gjirokastër përgjatë vitit 2023 ishin 176 çifte që kërkuan divorcin në gjykatë.
Psikologët thonë se pasojat e ndarjes së prindërve i vuajnë më tepër fëmijët. Veç divorceve Gjirokastra është prekur shumë nga shpopullimi dhe ulja drastike e lindshmërisë. Në videon më poshtë ndiqni vëzhgimin që ka bërë Euronews. ©Argjiroja.net









