Bashkia Gjirokastër ka vijuar edhe sot me shpërndarjen e ndihmave për familjen në nevojë. Ndërsa tre ditët e para ndihmat u përqëndruan në qytet, sot vijoi në zonant rurale. Kryebashkiaku Golemi ka postuar një video në Facebook.
“Vijojmë të jemi pranë njerëzve në nevojë dhe pensionistëve që janë vetëm. Ushqime dhe ilaçe tek dera e shtëpisë në mënyrë që ata të mos dalin jashtë në këtë situatë të rrezikshme. Sot ishim në Lunxhëri, Antigone dhe Cepo. Do të jemi në çdo zonë të Gjirokastrës derisa ta fitojmë këtë luftë që nuk e kishim menduar kurrë më parë, por na ka rënë neve për pjesë dhe jam i bindur që do ia dalim.”, shkruan Golemi.
Gjatë ditës sotme mjetet e Shërbimit Zjarrfikës dhe Agjencisë së Shërbimeve Publike dezinfektuan disa nga rrugët e qytetit.
©argjiroja.net