• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrogat deri në 1 mijë euro në turizëm, Rama: Të punosh në Greqi apo Itali si emigrant, nuk është më zgjidhje më e mirë se Shqipëria

15/08/2024
Edi Rama feston sot ditëlindjen e 59-të!

Kryeministri Edi Rama thotë se pagat e punonjësve në vendin tonë, të cilët punojnë në sektorin e turizmit, janë rritur ndjeshëm.

Përmes një postimi në facebook, kreu i qeverisë u shpreh se tanimë, të punosh në turizëm në Greqi apo në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri.

Sipas Ramës, përveç rritjes së pagave, taksat dhe shpenzimet në Shqipëri janë shumë më të ulëta se sa në vendet e tjera evropiane, çka e bën punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull.

Postimi i kryeministrit Rama:

Revista “Monitor” është larg së qeni një burim mediatik i pëlqyeshëm për qeverinë. Prandaj edhe zgjodha ta postoj këtu artikullin e saj si një zë krejt i pavarur, i cili konfirmon atë çka po përpiqem të përsëris prej disa kohësh:

Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull.

Disa fragmente nga artikulli i “Monitorit” dhe citime të vetë operatorëve turistikë:

Sezoni turistik i këtij viti po përballet me një ndryshim të rëndësishëm në sektorin e turizmit: rritjen e pagave që ka ndihmuar në zgjidhjen e një problemi të vazhdueshëm—mungesën e fuqisë punëtore. Rritja e pagave ka bërë që sektori turistik të tërheqë më shumë punonjës sezonale dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve.

Ky përmirësim ka ndihmuar në stabilizimin e shërbimeve dhe ka ofruar një eksperiencë më të mirë për turistët.

“Nuk është zgjidhur 100%, por jemi shumë më mirë se sezonet e mëparshme, kjo sigurisht nga rritja e pagave në turizëm; pra, sot po të marrësh disa nga punët më të vështira si sanitare në hotele, pagat janë më të larta se punonjësit e bankave, duke arritur deri në 1000 euro në muaj”…

“Të gjitha hotelet dhe bizneset që e kanë marrë seriozisht këtë sezon janë detyruar t’i rrisin pagat, sepse ky sektor nuk mund të vazhdojë ashtu si ka vazhduar këto vite, ku ne marrim staf, i trajnojmë për 2-3 muaj, i japim pagat dhe ata largohen. Tashmë ne jemi me kontrata fikse dhe paga shumë të kënaqshme, dhe deri më tani për këtë vit po shohim që kjo zgjidhje është e duhura”…

Një kamerier në jug të vendit këtë sezon veror po paguhet mesatarisht 900-1000 euro në muaj, ndërsa një sanitare mund të fitojë deri në 700 euro në muaj. Këto paga janë raportuar edhe në zonat e tjera bregdetare, ku operatorët turistikë theksojnë se pagesat më të larta janë për shefat e kuzhinës dhe menaxherët e bareve. Në disa raste, pagat për këto pozicione arrijnë deri në 3000 euro në muaj.

“Për të adresuar mungesën e stafit të kualifikuar, kemi ndërmarrë masa duke rritur pagat, të cilat këtë vit arrijnë deri në 1000 euro për kamerierët. Baksishet, të cilat përbëjnë një burim të veçantë të ardhurash për ta, nuk janë përfshirë në këtë shumë. Rritja e pagave është bërë e nevojshme pasi për vite kemi vuajtur nga mungesa e fuqisë punëtore”…

Tashmë edhe emigrantët po zgjedhin të rikthehen gjatë sezonit, jo vetëm për pushime, por edhe për të punuar me paga që krahasohen me ato në shtetet europiane. Disa prej tyre kanë vendosur që këtë sezon të punojnë në Shqipëri.

“Ata zgjedhin të punojnë në profesione si kuzhinier, shef kuzhine, apo menaxher, ku pagat janë shumë të larta. Niveli i jetesës në Shqipëri, që është më i ulët se në vendet e tjera europiane, është një faktor i rëndësishëm në këtë zgjedhje”…

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al