Në databazën e publikuar me pagat e muajit prill 2021, gjen të dhëna interesante përsa i përket Bashkisë Tepelenë. Rrogën më të lartë mujore nuk e ka kryetari i bashkisë, Tërmet Peçi, por një punonjëse, e cila mban pozicionin “Inspektor i Shërbimit Civil”. Në listëpagesë zonja rezulton me një rrogë 103,154 lekë në muaj, ndërsa krybashkiaku ka një rrogë 86,000 lekë. Po të shohësh më tej me detaje mes emrave, figuron edhe një shofer kamioni me rrogë relativisht të lartë krahasuar me pagat e funksioneve të tjera. Ky person paguhet me 69,790 lekë në muaj, shumë më tepër se sekretari i Këshillit Bashkiak, drejtori i Aktiviteteve Kulturore apo administratori i njësive administrative. I “çuditshtëm” është gjithashtu edhe një pozicion pune “agjent muzikor”, i cili paguhet me një rrogë 63,460 lekë në muaj. ©argjiroja.net