36 persona janë arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrantë nga Shqipëria drejt SHBA-së dhe Kanadasë. 20 mijë euro paguhej për të marrë një vizë të falsifikuar për në Kanada, ndërkohë që për në SHBA pagesat varjonin nga 15-20 mijë dollar.
Argjirolajm.net ka arritur të sigurojë dosjen e plotë hetimore, ku rezultojnë se krerët e këtij grupi kriminal ishin Alfred Myrtaj, Gentjan Stojku, Albert Xhelili dhe Ilir Myrtaj, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të dërguar emigrant në SHBA dhe Kanada. Përveç shqiptarëve, ky grup kriminal merrte përsipër edhe trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, por edhe shtetas italian.
Nga përgjimet telefonike rezulton se një shkodran me emrin Florjan Hyseni vjen në Tiranë dhe takon Albert Xhelilin, ku i kërkon një pasaportë të falsifikuar për një italiane me emrin Claudia Ambrogi, por me një fotografi të një vajze nga Shkodra, e cila donte të shkonte në SHBA. Këtë pasaportë Florjan Hyseni arriti ta merrte dhe gjatë kthimit për në Shkodër Policia e ndaloi. Uniformat Blu pasi kontrolluan pasaportën e falsifikuar ia kthyen përsëri mbrapsht atij, për të mos rënë në sy të operacionit që po zhvillohej.
Me këtë pasaportë të falsifikuar sipas Prokurorisë, u ndalua në një shtet të huaj një vajzë e re dhe nuk u lejua të udhëtonte drejt SHBA-së. I njëjti mekanizëm është përdorur edhe për një vajzë tjetër me inicialet V.M nga Shkodra e cila donte të ikte tek i fejuari në SHBA. 36 personat e arrestuar në operacionin “Rruga e gabuar”
Dritan Gramozi; Arjan Shehu; Simon Këri; Petraq Beqiraj; Edison Shehu; Zamira Xhafaj; Bedri Meta; Aleksia Kamaj; Gjergji Mëzuraj; Shuaip Shero; Rezart Hoxha; Dashamir Seferi; Leonard Markaj; Astrit Ziguri; Edmond Omeri; Kostaq Gjoka; Arben Danglli; Dashnor Tafani; Françesk Meta; Enver Muka; Besnik Hoxha; Çajup Tefa; Vejsel Gjolleshi; Marlen Shoshaj; Afrim Emini; Ermal Mema; Avni Lezaj; Ilia Margo; Sefer Çelo; Janaq Gramozi; Mentor Mici; Vangjel Gramozi; Idi Mita; Mehmet Cani; Erlis Shehu; Elmas Bilbili (punonjës policie)









