Lëvizja më e re politike në vend, Nisma Thurje, takimin e radhës të turit nëpër Shqipëri, e zhvilloi në qytetin e Gjirokastrës. Në sallën e tatrit “Zihni Sako”, folën me radhë ligjëruesit dhe drejtuesit e kësaj lëvizje; Mirush Kabashi, Endri Shabani, Pano Soko dhe Erion Kristo.
“Po the Gjirokastra, i ke thënë të tëra. Faleminderit qindra qytetarëve gjirokastritë të cilët tejmbushën sot Teatrin e qytetit në takimin e rradhës të turit kombëtar ku po shpjegojmë idetë e reja të Kartës 2020. Mikëpritja edhe e Gjirokastrës na mbush me energji për të vazhduar misionin tonë për ndryshimin e sistemit”, thotë kjo lëvizje përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.
Por e vecanta e këtij takimi ishte edhe fakti se në të merrnin pjesë dy deputetë të ‘opozitës së re’, Rudina Hajdari e PD-së dhe Ralf Gjoni i LSI-së. Ata nuk kanë folur, por kanë dëgjuar të drejtuesit e Nismës Thurje. Mos vallë Gjoni dhe Hajdari do t’i shkëputen partive të tyre për t’iu bashkuar Nismës Thurje? Mbetet të presim! Por Gjoni e Hajdari janë ndër deputetët që mbështesin idenë e Nismës Thurrje për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
©argjiroja.net