• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rudina Xhunga: Kush bën politikë dhe beson që po dështuam do bjerë Rama, është një gomar

17/03/2020
Rudina Xhunga: Kush bën politikë dhe beson që po dështuam do bjerë Rama, është një gomar

Gazetarja Rudina Xhunga, sot në News 24,  foli në lidhje me situatën aktuale në vend, pas shpërthimit të koronavirusit.

Xhunga tha se duhet të mësojmë nga gabimet që bëri Italia. Më shumë se kurrë, në këtë moment, tha gazetarja, duhet të jemi bashkë, ndryshe është e pamundur t’ia dalim.

“Fati jonë vendoset tani. Tani nuk duhet të bëjmë gjërat që bëri gabim Italia.  Të mos bëjmë gam gam, siç bëri Italia në fillim. Siç bëri Salvini, kur shante strategjinë e kryeministrit Konte dhe nxirrte në instagram videot e burgjeve ku përlesheshin policë me të dënuar. Ku njeri i binte gozhdës dhe tjetri patkoit në emër të demokracisë.

Po të kërkosh gjuhën politikisht, po  t’i japësh hapësirë informacionit të duhur, të vërtetë sidomos, po t’i bësh njerëzit të besojnë se vetëm bashkë mund t’ia dalim, ne vërtetë mund t’ia dalim. Veç e veç është e pamundur.

Veç e veç, është e njëjta situatë si në Evropë. Evropa e la vetëm Italinë. La një prej vendeve të mrekullueshme të demokracisë dhe shpirtit të bukur, pa ndihmuar. Këtë duhet ta kemi të qartë. Edhe ne mund të mos na ndihmojë njeri, jemi në dorë të vetes. Dhe do ia dalim bashkë me njëri-tjetrin.

Unë mundohem që gjithmonë të jap informacion të besueshëm ne dritare.net. Mundohem të mos fus asnjë lajm të tipit ‘të shërohesh me raki dhe hudhër’. Këto gjëra na çorientojnë. Mundohem të shpërndaj informacion të besueshëm, që të gjithë të qëndrojnë brenda. Sepse vetëm kështu, do shpëtojmë veten të dashurit tanë dhe Shqipërinë.

Ne nuk jemi të fortë. Jemi përballë një armiku të panjohur. Po, ky është një armik, kjo është një luftë. Derisa të kalojë faza më e rëndësishme, deri sa të identifikohet kush e ka, deri sa mos të shpërndahet te të tjerët, do të rrimë brenda. Kur të kalojmë në fazën tjetër, flasim përsëri çfarë do bëjmë. Për momentin le të bindemi. Le të ndihmojmë veten, sistemin shëndetësor që mos të bjere.

Dhe bashkë me të, të bjerë çdo familje e jona, çdo mund, çdo sakrifice për jetën, çdo jetë. Kush bën politikë dhe beson që po dështuam do bjerë Rama, është një gomar. Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Sepse kjo nuk është politike. Është jeta në rrezik”, tha Xhunga.

Ola Bruko: A keni frikë se do të prekim fundin, do të kthehemi në një vend të varfër pas mbarimit të epidemisë?

Rudina Xhunga: Jo. Sepse e kemi ne në dorë ta bëjmë këtë. Ajo që unë mendoj, vjen nga besimi. Në po këtë kohë, në mars të vitit 97 unë nuk kam qenë në shtëpi atëherë, kam qenë në Vlorë, Cërrik, Tepelenë, gjithandej dhe kam parë se si shqiptarët u çmendën, dhe shkatërruan veten e tyre, dhe bashkë me të dhe mundësinë për t’u bërë shtet normal dhe për t’ia dalë.

Unë besoj fuqimisht që në 2020,  shqiptarët do t’ia dalin, do të bëhen bashkë. Sot shqiptarët kanë shumë më shumë se çfarë të humbin. Ne do dalim më të mençur më të fortë pas kësaj. Ne do ia dalim të shpëtojmë  jetën e të dashurve tanë, e mjekëve tanë, grupit më të rrezikuar nga virusi.

Po të bëhemi bashkë, pas kësaj do i japim një impuls të ri ekonomisë së këtij vendi, do kuptojmë se disa gjëra funksionojnë ndryshe, se çfarë dhe ku duhet të ndryshojë. Ne mund të dalim edhe më mirë nga kjo situatë. E kemi ne në dore. Ta themi, te besojmë, ta bëjmë!

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025
A është Genta Ismajli gati për një rikthim surprizë në muzikë?

A është Genta Ismajli gati për një rikthim surprizë në muzikë?

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al