Një diplomat shqiptar është dëbuar nga Rusia.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve ruse “Sputnik”, e cila citon Ministrinë e Punëve të Jashtëme në Rusi.
Ministria e Punëve të Jashtëme e ka cilësuar dëbimin e diplomatit shqiptar si përgjigje për Shqipërinë, e cila dëboi pak javë më parë një diplomat rus, me justifikim se ky i fundoit kishte shkelur rregullat anti-COVID.