Rusia ka shpallur tetë diplomatë grekë “persona non grata” . Ministria e Jashtme ruse njofton se u ka dhënë 8 ditë kohë diplomatëve grekë, që të largohen nga vendi, raporton Reuters. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, theksoi se dëbimi vjen si përgjigje ndaj vendimit të Athinës për të karakterizuar kohë më parë diplomatë rusë të padëshiruar.