• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sa emigrantë paguajnë për pension në Shqipëri?

25/09/2023
Sa emigrantë paguajnë për pension në Shqipëri?

Numri i individëve që nuk janë në marrëdhënie pune dhe kontribuojnë vullnetarit në skemën shtetërore të pensioneve, është rritur me 26.3 % në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në 6-mujor, në skemë rezultojnë 8830 kontribues vullnetarë, apo 1841 individë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Nga kjo kategori ISSH ka arkëtuar rreth 406 milionë lekë. Megjithatë kontributet vullnetare zënë vetëm 1.1 për qind të totalit të të gjithë skemës.

Ajo që vihet re nga të dhënat është se 26.3 për qind e personave që kanë derdhur kontribut për sigurim vullnetar gjatë kësaj periudhe, jetojnë jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër jetojnë në Shqipëri. Kjo tregon që qytetarët të cilët kanë pasur disa vite pune në Shqipëri dhe janë larguar në emigrim kanë zgjedhur të derdhin kontribute me qëllim që të përfitojnë pension në vendin e tyre. Gjasat janë që ky kontribut të vijë nga emigrantë në shtete ku nuk ka ende një marrëveshje për njohjen e pensioneve, siç janë Greqia apo Italia.

Sipas llojit të marrëveshjes, 52.1 për qind është sigurim vullnetar; 44.3 për qind i takon mbulimit vullnetar të periudhave, në rastet kur një individ nuk ka plotësuar vitet e punës, dhe 3.6 për qind është sigurim për më shumë të ardhura.

Nëse do ti referohemi grupmoshave, 68.6 për qind e përbëjnë individët mbi 50 vjeç, 27.4 për qind individët nga 35-50 vjeç dhe 4 për qind, 18-30 vjeç. Nga 1 Prilli 2023 për shkak të rritjes së pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë, sigurimi vullnetar mujor pësoi një kapërcim prej 1300 lekësh, duke arritur në 8640 lekë apo 103 mijë lekë në vit.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al