• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Saimir Tahiri në burg, Sali Berisha i lirë

05/02/2022
Saimir Tahiri në burg, Sali Berisha i lirë

Nga Carlo Bollino

Nuk kam besuar kurrë në fajësinë e Saimir Tahirit, të cilin personalisht nuk e kam renditur kurrë krah trafiqeve kriminale. Në të vërtetë nuk isha në dijeni as se një i afërm i tij ishte supertrafikant që vazhdonte trafikun e drogës duke përdorur makinën e ministrit të Brendshëm deri në momentin kur lajmi doli në media. Për vite me radhë i besoja pafajsisë së tij, edhe pasi pashë se provat që vinin nga Italia nuk e gozhdonin Saimir Tahirin përballë asnjë përgjegjësie konkrete. Dënimi, edhe pse i çuditshëm për shpërdorim detyre dhe jo edhe për bashkëpunim me trafikun e drogës që shpërdorimi i tij i detyrës do të kishte favorizuar, më detyron gjithësesi të rishoh bindjet e mia. Dua të bësoj në Drejtësinë e re dhe në këtë mënyrë duhet të pranoj idenë se Saimir Tahiri është me të vërtetë me faj. Por ama, pikërisht sepse besoj në këtë Drejtësinë e re e shoh të pabesueshme që Sali Berisha të jetë akoma i lirë nga çdo dënim.

Dje, në një nga monologët e tij të pafundë e të sikletshëm televizivë (si gjithmone intervistë pa pyetje) iu kthye në mënyrën e tij temës së pasurisë së fëmijëve të vet: ”Fëmijët e mi nuk janë të varfër, në një kuptim relativisht. A kanë të drejtë fëmijët e mi të bëjnë biznes? Nëse fëmijët e mi kanë përfituar ndonjë qindarkë në marrëdhënie me sektorin publik me sektorin qeveritar me shtetin ajo është e paligjshme. Nëse kanë fituar një qindarkë nga nën kontraktorë të shtetit e paligjshme, s’ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur kurrë”. Kështu gënjen prej 15 vitesh. Fëmijët e tij ne fakt janë miliarderë dhe vetëm fakti që dy të rinj pa ndonjë talent specifik, të lindur në vendin më të varfër të Europës, të bëhen miliarderë ndërsa babai i tyre ishte kryeministër, është një element i një dyshimi të madh.

Por mistifikimi i vërtetë është se Sali Berisha shtiret se i beson që paratë e vjedhura janë vëtëm ato të marra ilegalisht nga arkat e Shtetit. Korrupsioni është edhe një gjë tjetër. Shpesh korrupsioni prodhon para ”të pastra”, por të gjeneruara nga burime klienteliste. Fakti që Argita Berisha ka arkëtuar qindra mijëra euro në konsulenca ligjore të paguara nga biznesmenë që ndërkohë përfitonin favore nga Sali Berisha kryeministër, e bën atë një avokate të ndershme? Fakti që dhëndri i tij Jamarber Berisha ka investuar dhjetëra milionë euro në ndërtimin e 19 kullave pa treguar asnjëherë prejardhjen e atyre parave, e bën atë një ambjentalist me kapitale trasparente?

Fakti që djali i tij Shkëlzen Berisha është pasuruar falë konsulencave misterioze apo ndërmjetësimeve në afera që shpesh vareshin nga leje dhe konçesione me origjinë qeveritare, e bën atë një konsulent të pastër? Përgjigja e gjithë ketyre pyetjeve është “JO!”. E megjithatë Sali Berisha ia lejon ende vetes luksin që të gënjejë për origjinën e pasurimit të familjes së tij, thjeshtë për faktin se ndryshe nga sa po i ndodh Saimir Tahirit, asnjë prokurori nuk ka guxuar ta hetojë atë.

Eshtë kjo dhe arsyeja që ai këmbëngul duke thënë se Departamenti i Shtetit nuk ka prova kur akuzon gjithë familjen për korrupsion: pasi është i bindur se ka bërë “një punë të pastër”, duke penguar çdo prokurori të gjejë provat që e fajësojnë. Në realitet provat janë dhe shumë janë publikuar edhe nga pak gazetarë që kanë kurajon t’i tregojnë (ne mes tyre), e do të mjaftonte pak për SPAK-un që të përdorte ato prova për të bërë më në fund hetime të thelluara. I pari që duhet t’i kërkojë këto hetime duhet të jetë vetë Sali Berisha, nëse është i sigurtë për ndershmërinë e tij. Përkundrazi, jo vetëm që kundërshton çdo lloj trasparence, por është i gatshëm të sulmojë, shpifë, kërcënojë çdo institucion që i afrohet atij dhe familjes së tij, duke konsideruar si atentat politik edhe kërkesën më të thjeshtë për zbatimin e ligjit.

Sali Berisha është simboli i vërtetë i Anti-Shtetit. Denimi i Saimir Tahirit mund të tregojë se Shteti me ne fund ka nisur të funksionojë, por me kusht që të funksionojë njësoj për të gjithë, ndryshe është një formë akoma më e keqe e padrejtësisë./ Shqiptarja.com

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

18/12/2025
S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al