• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Saimiri e paditi, reagon Egla e Big Brother: Prova për ngacmimin nuk kam, por do bëj diçka

20/03/2024
Saimiri e paditi, reagon Egla e Big Brother: Prova për ngacmimin nuk kam, por do bëj diçka

Një deklaratë e aktores Egla Ceno gjatë qëndrimit në Big Brother VIP se i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, 25 vite më parë ka shkaktuar reagime dhe debate. Ajo përmendi emrin e moderatorit Saimir Kodra që sipas saj në atë kohë punonte në Top Albania Radio. Pas kësaj deklarate, Kodra paralajmëroi një padi në gjykatë për shpifje duke akuzuar për skenarë. Kjo deklaratë iu bë e ditur aktores gjatë mbrëmjes së të martës.

“Unë e ftoj Samirin të qetësohet me prononcimin që bën. Pa kaluar ne skenarë, regjisorë, aktorë etj. Unë nuk flas me skenarin e dikujt që të them një gjë kaq të vërtete saqë e kam kaluar nën lëkurën time. Marr përgjegjësi për gjerat që them. Mirë se të vijë gjykata.

Unë sigurisht nuk do kem prova materiale, sepse një event i ndodhur para 25 vitesh i paregjistruar, kërkesë pune në një studio radio. Nuk ka prova, unë nuk kam shkuar aty për të regjistruar. Mund të bëj një gjë tjetër, që do ta mendoj mirë para se ta them. Unë jam përgjegjëse për atë që them”, – tha Ceno.

Deklarata e Egla Cenos u bë 4 ditë më parë kur ishte duke diskutuar me aktoren Julia Iliriani, e cila gjithashtu kishte pasur një përvojë të ngjashme.

“Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri mu hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atje dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “Happy”, paguaja qeranë, haja ndonjë darkë jashtë.

Por duhet të them gjërat vijnë. Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot” – tha Ceno.

Kjo deklaratë e aktores ka bërë që moderatori Saimir Kodra të reagojë ashpër, duke paralajmëruar padi për shpifje. Sipas tij, Egla duhet të paraqesë provat për të gjitha akuzat që ka bërë.

“Do të bëj një reagim të shkurtër, se zonja që ka bërë deklaratën ka kaluar kompetencat duke përmendur një person që nuk është aty. Aty zihen për flokësh, shahen pse më përmend babën që është jashtë. E vetmja përgjigje kësaj aktore të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë. Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo Ceno ka barrën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një vendi pune.

Kësaj zonjës dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë. Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as shefi i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë,” – tha Kodra.

Related Posts

U përjashtua pas komentit ndaj Juelës, Greta i kërkon falje
Paparazzi

U përjashtua pas komentit ndaj Juelës, Greta i kërkon falje

15/03/2026
“E kam neveri”/ Babai i Selin për Mirin: Nuk jam pishman, i qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje
Paparazzi

“E kam neveri”/ Babai i Selin për Mirin: Nuk jam pishman, i qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje

15/03/2026
Një traditë që nuk ndryshon: Çfarë bën Nicole Kidman para natës së ‘Oscar’?
Paparazzi

Një traditë që nuk ndryshon: Çfarë bën Nicole Kidman para natës së ‘Oscar’?

15/03/2026
Plas keq me Juelës dhe Gretës: Kujdes me vrimat
Paparazzi

Plas keq me Juelës dhe Gretës: Kujdes me vrimat

15/03/2026
Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Capello nuk përmbahet: Arbitrat janë mafia, duhen rregulluar gjërat

Gara e Serie A, Capello: Gjithçka e hapur, Milan dhe Inter deri në fund…

15/03/2026
NBA/ Shai Aleksandër vendos rekord, “parakalon” legjendën Chamberlain

NBA/ Shai Aleksandër vendos rekord, “parakalon” legjendën Chamberlain

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al