Ish-kryeministri Sali Berisha ka hyrë ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike, sëbashkë me Grupin e Rithemelimit të PD-së.
Berisha i ka bërë apel Lulzim Bashës që të reflektojë deri më 18 Dhjetor, pas Kuvendit Kombëtar që realizoi ish-kryeministri.
“Deputeti Basha deri më datë 18 duhet të reflektojë për Kuvendi më të rëndësishëm dhe jashtëzakonshëm, ku vullneti i anëtarëve triumfoi.. Shqiptarët panë spektaklin e lirisë më të bukur. Sot futem si njëri nga anëtarët e Komisionit që funksionon me kolegjialitet.
Janë të gjithë të barabartë mes të barabartëve”, tha Berisha..









