Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestën e opozitës, nga ku ka lajmëruar nisjen e “revolucionit demokratik”.
Berisha foli përpara mbështetësve të PD-së dhe aleatëve, duke deklaruar se do të thotë gjithmonë të vërtetën.
Ai u ndal te skandali “McGonigal” duke e quajtur “një turp për Shqipërinë”, ato që i konsideron përpjekjet e Ramës për të korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së dhe për ta përdorur kundër opozitës.
Berisha gjithashtu kërkoi dorëheqjen e Ramës.
“O besëprerë jep dorëheqjen, largohu!”, kjo ishte një nga thirrjet e kreut të PD në drejtim të kryeministrit.









