Sali Berisha do të zhvillojë sot takimin elektoral përmbyllës të fushatës në Gjirokastër. Mbështetësit e tij do të mblidhen në lagjen “18 shtatori”. PD kandidon në këtë bashki Dorjan Lanin, i dalë nga procesi i primareve në muajin dhjetor. Fushata e Lanit deri më tani ka qenë e vakët. Janë pothuajse zero mundësitë që ai të shpallet fitues në garën e 14 majit përballë Flamur Golemit, i cili kandidon për një mandat të dytë.









