Deputeti i PD, Ervin Salianji akuzoi mazhorancën se nuk pranon kërkesën e opozitës për ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Salianji tha se kryeministri Rama më herët ka zhvilluar diskutime të trukuara nga një opozitë që udhëhiqej nga Lulzim Basha. Këtë të fundit, deputeti e cilësoi gënjeshtar, ndërsa nuk i kurseu ironitë.
“Rama është mësuar që për reformën zgjedhore të diskutojë me një opozitë të trukuar. Ka bërë diskutime për Bashën që të gënjen dhe për byrekun. Nëse për gjatësinë njësi matëse është metri, për peshën është kg, por për gënjeshtrën është Basha”, tha Salinji.









