Nga Gjirokastra, ku zhvilloi një takim me struktura dhe simpatizantë, Ervin Salianji, kritikoi PD dhe deputetët e saj me lojën që bën për Avokatin e Popullit.
Salianji u shpreh se PD duhet të krijojë organizma që janë të përgjegjshme dhe se nuk është më koha për të thënë “na e hodhi Rama”.
Duhet krijuar struktura në PD që nuk bëjnë gabime.
“Por edhe sot PD na paska bërë një gabim tjetër, i jap të drejtë Berishës që tha për Avokatin e Popullit. A duhet vetëm të qajmë për gabimet që bëjmë. Si mundet PD dhe grupi parlamentar të shkojë pa strategji dhe ti japë Ramës 15 emra dhe të zgjedhë cilin të dojë. Si mundet PD të mos ketë guximin të thotë që kandidatura jonë do jetë Adriana Kalaja, Skënder Aluci. Si ka mundësi që PD nuk mban qëndrim të qartë…”, u shpreh veç të tjerash ai.









