• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Samir Mane: S’kam asnjë lekë në xhep, nuk kam as portofol!

08/04/2025
Samir Mane: S’kam asnjë lekë në xhep, nuk kam as portofol!

Samir Mane, binesmeni shqiptar i cili u rendit në listën e miliardëreve të botës nga prestigjozja Forbes, ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se nuk ka asnjë lekë në xhep dhe nuk mban as portofol.

Ajo që vlen për tu theksuar është se pasuria e tij llogaritet aktualisht në 1.4 miliardë dollarë, sipas renditjes më të fundit të revistës prestigjoze Forbes.

Blendi Fevziu: Z. Mane, sa para cash ke ti?

Samir Mane: Unë në momentin që po flasim nuk kam asnjë dhe nuk mbaj asnjë me vete.

Blendi Fevziu: Nuk mban cash?

Samir Mane: Nuk mbaj pothuajse fare cash me vete. Kur më duhet jashtë shtetit paguaj me kartë. Nuk kam asnjëherë lekë me vete.

Blendi Fevziu: Ke portofol me vete?

Samir Mane: Nuk kam portofol me vete dhe nuk mbaj pothuajse asnjëherë portofol me vete. Ka dhe një shaka në këtë drejtim, që shkoj në lokal, nuk paguaj sepse shkoj maksimalisht në 2-3 lokale. Padyshim që ata më njohin dhe kur vjen ndonjë i afërm i imi ose ndonjë nga stafi im i thonë kafja jote bën 80 mijë Lekë sepse s’ka paguar Samiri për 10 ditë.

Blendi Fevziu: Po ti harron ndonjëherë t’ja u paguash apo ja u shlyen të gjitha?

Samir Mane: Kohët e fundit filloj t’i bëj foto faturës dhe ia çoj stafit dhe e paguajnë ata.

Blendi Fevziu: Kur fola për cash e kisha fjalën për para të kursyera në bankë. Që llogariten dhe paratë e vendosura?

Samir Mane: Llogaritë private padyshim që llogariten dhe mjete të tjera siç mund të jenë varka ose makina. Por këto nuk përbëjnë ndonjë vlerë të rëndësishme.

Blendi Fevziu: Po ju vetë keni para të kursyera në bankë? Mbani para gjendje në bankë apo të gjitha i investoni?

Samir Mane: Natyrisht pas pagesës së dividentëve, padyshim që kam edhe unë mjetet e mia financiare në bankë, por kryesisht pjesa më e madhe janë pjesë e Balfin, kompanisë time, dhe të gjitha fitimet riinvestohen.

Blendi Fevziu: Po infot si i merr Forbes se ku mund të ketë miliarder? Shtet pas shteti?

Samir Mane: Padyshim që kanë metodologjitë e tyre dhe thelbi është i pasqyrave të konsoliduara financiare të audituara, ky është thelbi i asaj që ata shohin. Dhe ato të jenë akses publik. Pra, ti mund të kesh para të tjera, por ata shohin vetëm ato që janë deklaruar në sistemin publik të deklarimeve.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al