• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Sandër Lleshaj dhe…”! Atentati ndaj ish-prokurorit, Valteri përplaset me avokatin e Dervishajt: Ja kush mi dha pamjet filmike

27/06/2025
“Sandër Lleshaj dhe…”! Atentati ndaj ish-prokurorit, Valteri përplaset me avokatin e Dervishajt: Ja kush mi dha pamjet filmike

Ish-deputeti i opozitës, Halit Valteri, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, në çështjen e ngritur ndaj Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçes, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, sot deputet i zgjedhur në 11 maj i PD-së.
Valteri ka thënë para të pranishmëve se ishte i ati i shoferit të vrarë të Arjan Ndojës, Genci Maloku, i cili i kishte dhënë pamjet e kamerave që dispononte, për të bërë të mundur zbardhjen e atentatit ku mbeti i vdekur djali i tij. Kjo ka bërë sipas Valterit, që ai të ngrinte zërin në Parlament lidhur me këtë ngjarje.
Ndërkohë lidhur me përmendjen e emrit të Plarent Dervishajt në seancën plenare, Valteri tha se ishte kontaktuar më pas në mënyrë miqësore nga Ramazan Raja, i cili i kishte thënë se po i binte në qafë ‘Lentit të Durrësit’.
Ndërkohë avokati i Dervishajt kërkoi që të kontrollohen regjistrimet telefonike të dëshmitarit Valteri, pasi sipas tij, ata pretendonin që ajo interpelancë është krijuar nga 2 persona, Sandër Lleshaj dhe Arjan Ndoj.
Pjesë nga diskutimi:
Prokurori: Mund të na thoni çfarë funskioni keni patur gjatë 2019-2020?
Valteri: Kam qenë deputet.
Prokurori: E njihni Genc Malokun?
Valteri: E njoh pasi e kam njohur pak dite pasi ka ndërruar jetë djali i tij.
Unë isha deputeti i Kuvendit, isha aktiv kundër qeverisë.
Atë ditë më ka ardhur shtetatsi Genci Maloku dhe me ka thënë ‘më kanë vrarë djalin dhe kam video. Mua më erdhi keq dhe si deputet u mora me këtë çështje duke e shfrytëzuar politikisht.

Ai më dha një tablet ku shihen 2 persona njëri me kapele, tjetri pa kapele.
Ishte regjistrim i pamjeve filmike, pasi e tegova në Parlament ja ktheva tabletin Genc Malokut.
Prokurori: Tha gjë babai pse s’tregohet ngjarja?
Valteri: Babai i djalit më tha që vetëm po u dëgjua në Parlament do zbardhet ngjarja.
Emrat e personave s’më kujtohen.
Prokurori: Ke përmendur në interpelancë.
Valteri: Po kam përmendur disa emra pa i ditur kush janë, pra kam folur në emër të Genci Malokut.
Është vrarë shoferi i një prokurori të shtetit. Emra nuk mbaj mend, vetëm po të shoh dëshminë.
Më ka telefonuar Ramazan Rraja, e kam mik prej gjimnazi, më ka folur në mënyrë miqësore, më ka thënë ‘pse e ke përmendur emrin e Plaurent Dervishajt, me Lentin më tha…’
I thashë që ‘s’më ka lidhur jeta me të as nuk e njoh, por vetëm çfarë më ka thënë babai i viktimës’.
Njëherë tjetër e kam takuar babain e viktimës dhe më tha që pas interpelancës me ministrin do të zbardhet ngjarja.
Avokati Ilia Ilia: Kush ishte indicia që u takuat me babain e viktimës?
Valteri: Erdhi më takoi vetë, më qau hallin si qytetar.
Avokati Ilia Ilia: E njeh Arjan Ndojan?
Valteri: E njoh nga TV, si avokat si prokuror nuk kam ndonjë njohje familjare me të. Shtetasin Arjan Ndoja e njoh si personazh jo që kam patur ndonjë bisedë ose takim më përpara.
Ilia Ilia: A keni trajtuar në interpelanca të tjera situata të tjera, me atentatin e dyshuar si të organizuar nga klienti im, pasi është i vetmi atentat i filmuar dhe pa autor.
Valteri: Jo.
Avokati Ilia Ilia: A ke bieduar me shtetasin Sandër Lleshaj?
Valteri: E kam përdorur për çështje politike për të rritur statusin tim si deputet i opozitës.
Plaurent Dervishaj: Dëgjova nga dëshmitari që ka thënë ‘nuk ju lë Lenti i Durrësit’. Para se të dalësh në interpelancë ke dëgjuëar për emrin tim çfarë përfaqësoj?
Valteri: Jo s’kam dëgjuar, për çfarë ju përfaqësoni, pas bisedës me Ramazan Rrajën nuk kam folur më pasi ai më ka thënë që po i bie në qafë.
I kam shpjeguar se nuk kam patur asgjë personale.
Julian: Sa herë e keni parë videon?
Valteri: Atë ditë që ma dha Genci Maloku dhe njëherë para senacës plenare.
Julian: Ju bindeni vetëm me 2 herë të parë një video?
Valteri: Unë nuk jam prokuror, as ekspert kriminalistike, por fjalimi im ka qenë në të mirë të qytetarit, si deputet ku zëri i qytetarit të dëgjohet në Kuvend.
Avokati Ilia: Kërkoj të kontrollohen regjistrimet telefonike të dëshmitarit Valteri, ku ne pretendojmë që ajo interpelancë është krijuar nga 2 persona, Sandër Lleshaj dhe Arjan Ndoj.
E njëjta kërkesë u kërkua dhe nga Prokuroria.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al