Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Volosit në Greqi. Sipas raportimeve vendase, aksidenti ka ndodhur në momentin kur i mituri ka tentuar të kalojë rrugën, pasi më parë kishte zbritur nga autobusi i shkollës. “Fëmija sapo ishte kthyer nga shkolla”, raporton Protothema.gr. Ndërsa mësohet se i mituri është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.









