Ish banorja e “BBVA”, Sara Gjordeni ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka vendosur të përgjigjet hapur për një nga temat më të komentuara të momentit, spektaklin “Big Brother VIP Albania”.
Përmes një pyetjeje të drejtpërdrejtë në Instagram, Sara u pyet nëse e ndjek programin dhe kush mendon se do të shpallet fitues. Ajo u shpreh se nuk ka mundësi ta ndjekë rregullisht për shkak të angazhimeve të saj, por megjithatë ka një mendim të qartë për një nga banoret.
“E shoh kur më lë mistreçja dhe punët e qeta. Për mua e meriton dhe e fiton Selin. Do kënaqem sa s’ka që në fund të fitojë një vajzë e re”, – u shpreh ajo.
Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, duke ndezur diskutime mes fansave të formatit, të cilët janë gjithmonë të ndarë në mbështetje të banorëve të ndryshëm.

Ndërkohë, mbështetja publike nga figura të njohura si Sara Gjordeni shpesh ndikon edhe në perceptimin e publikut, duke i dhënë më shumë vëmendje emrave të përmendur.
Mbetet për t’u parë nëse parashikimi i saj do të rezultojë i saktë dhe nëse një vajzë e re do të arrijë të triumfojë në këtë edicion të “BBVA”.









