Shtetrrethimi nisi të zbatohet edhe në Sarandë, që përgjatë kësaj jave ka qenë ndër qytetet më problematike në masat kundër përhapjes së koronavirusit. Qytetarët në rrugë ishin më të paktë dhe bizneset ishin mbyllur.
Saranda ka qenë një prej qyteteve më problematike në zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Por këtë të dielë, situata kishte ndryshuar. Qytetarët ishin më të sensibilizuar dhe kishin dalë për të blerë vetëm gjerat më të domosdoshme.
Por sërish nuk mungojë ata që neglizhojnë. Kryesisht të moshuar, edhe pse më të paktë në numër në krahasim me ditët e shkuara dhe të rinjtë që ndjehen më të mbrojtur.
Nëse qytetarët filluan tu binden rregullave dhe lokalet te mbyllen, është Tregu i Fruta Perimeve ai që vazhdon të tregëtojë këto artikuj edhe në kushtë jashtë çdo standarti higjeno-sanitar.
Qyteti bregdetar rezulton ende i paprekur nga Covid 19, por në rast nevoje spitali i Sarandës nuk do të mund të kthehejë në karantinë, pasi ka vetëm 5 respiratorë./ Ora









