Një 45-vjecar nga Ksamili ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Sarandë se i janë larguar nga shtëpia bashkëjetuesja e tij dhe vajza e saj. Denoncimi është bërë pasi 45 vjecari ka shkuar në shtëpi dhe nuk e ka gjetur bashkëjetuesen e tij. Pavarësisht kërkimeve të bëra prej tij, ai nuk ka mundur ta gjejë, dhe është detyruar të kërkojë edhe ndihmën e policisë.
Policia bën të ditur se ka filluar kërkimet për gjetjen e tyre, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.