• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sarandë, flet nëna e vajzës së abuzuar nga i moshuari: Nuk është e vërtetë, e ka shtyrë i dashuri të gënjejë, ka grua në Itali dhe e mban me shpresë

22/04/2020
Sarandë, flet nëna e vajzës së abuzuar nga i moshuari: Nuk është e vërtetë, e ka shtyrë i dashuri të gënjejë, ka grua në Itali dhe e mban me shpresë

Në një lidhje telefonike për “Repolitix” e ëma e vajzës së abuzuar ka thënë se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë dhe se kjo gjë është e stisur nga i dashuri i vajzës, që sipas saj e ka tjetërsuar atë.

Abuzimi seksual i 72-vjeçarit me të miturën që kur ajo ishte 14 vjeç, dhe e pranuar prej tij para policisë, është mohuar në mënyrë kategorike nga e ëma e vajzës. Në një lidhje telefonike për “Repolitix” e ëma e vajzës së abuzuar ka thënë se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë dhe se kjo gjë është e stisur nga i dashuri i vajzës, që sipas saj e a tjetërsuar atë.

E ëma e të miturës së abuzuar thotë se këto histori nuk ka ekzistuar kurrë dhe gjithçka ka nisur kur ajo u njoh me të dashurin, i cili e ka gënjyer atë vazhdimisht dhe e mban me shpresa se do të ndahet me gruan që ka në Itali dhe do martohet me vajzën. E ëma tha në “Repolitix” se ka frikë për jetën e vajzës dhe mendon se ajo është në rrezik.

“Vajza shkonte në shkollë tek ekonomiku në Sarandë. Shkonte dhe vinte ishte e qetë. Në muajin mars sa do të mbushte 17 vjeç vjen një djalë dhe më kërkon të takojë burrin. Ata takohen dhe flasin, pinë kafe. Me 72-vjecarin kemi patur shoqëri, nuk është e vërtetë që ka ndodhur diçka me të. Vajza kishte një djalë dhe unë e pyeta. A je në rregull ? E kupton ti për çfarë flas. Unë nuk kam vajzë për të martuar, i thashë atij djali.

Vajzës i thoshte jam 28 vjeç në pasaportë ishte 34. Vajza që kur është njohur me këtë djalin, ajo ka filluar të flasë kështu. Se çfarë i kanë bërë. I kanë hedhur ndonjë ilaç. Vajza ka qenë gjithnjë e shoqëruar nga ne. Ajo nuk i thoshte këto gjëra përpara. Pasi u njoh me atë djalin. Nuk po njoh dot vajzën time. Vajza ime është në rrezik. Nuk më ndihmon njeri. Unë dua vajzën të jetë në rrugë të drejtë. Nuk e di se si ka bërë vajza.

Më parë nuk fliste kështu. Më tha do takoj vjehrrën dhe se me djalin ishte në rregull. E mbajti vajzën 28 ditë në shtëpi. Pse e mësonte vajzën të gënjente. Pas ditëlindjes së saj në dt 4 mars e mbajti në shtëpi. Ai e kishte pyetur a je e ndershme. Nga doli ky përdhunim. Ajo i kishte thënë djalit se nuk kam shkuar me njëri. Me 72-vjecarin kemi miqësi, por ai nuk vjen kurrë brenda vetëm kur është burri. Nuk është e vërtetë që ka ndodhur kjo gjë edhe me burrin tim. Ai nuk bën nga këto gjëra. Është njeri punëtor. Unë kërkoj ndihmë se kam frikë mos vajza i bën diçka vetes”, tha e ëma.

E ëma shprehet se ka frikë e vajzës se mos ndodh gjë, pai që kur është njohur me atë djalë, sipas saj 17-vjeçarja është tjetërsuar dhe nuk njihet më.

“Vajza ime tregon gjithmonë. Unë dua të di çfarë qëllimi ka ai djalë për vajzën. Pse e mëson ta mashtrojë, të gënjejë. Ai i ka thënë vajzës që jam i martuar me një grua në Itali. Do ta lë atë dhe do të marr ty. Vajza është e vogël. Si mund të mashtrojë një njeri që e do. Nuk i fal vetes që vajzës t’i ndodhë diçka. Pse gënjente vajza që jam në Durrës kur ishte në shtëpinë e tij. Ky djali kur u bëri propozimin vajza i tha se jam e ndershme.

Vajza ka qenë e qetë, gjatë gjithë kohës. Këtë muaj që ka qëndruar me këtë të riun kanë ndodhur gjithë këto gjëra. Unë dua të mbroj vajzën. Ky i riu i dërgonte sms ku i shkruante hidhu nga dritarja se të marr unë. Ai dërgonte sms dhe i thoshte prindërit e tu do bien në burg. Më ndihmoni se jeta e vajzës është në rrezik”, tha e ëma.

72-vjeçari u arrestuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë për abuzim me të mitur, ndërsa e pranoi vetë krimin e kryer, por për t’u justifikuar tha se vajza e kishte provokuar vetë.

Ndërsa në dëshminë e zbardhur nga Report Tv, ajo tha se abuzimet kanë nisur që në moshën 14-vjeçare dhe se kishte frikë të tregonte./ Shqiptarja.com

Related Posts

Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025
Presidenti grek pret Spiropalin: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Presidenti grek pret Spiropalin: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

Kampionët e Egnatias thyejnë tabunë ndaj bluve, tashmë synojnë Partizanin

16/12/2025
Kategoria e Parë/ Ky është formacioni & trajneri më i mirë i javës së 16-të

Kategoria e Parë/ Ky është formacioni & trajneri më i mirë i javës së 16-të

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al