Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Një person teksa po peshkonte ka rënë nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen. Vikima është Eqerem Zeneli, rreth te 70-ave, banues në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur dy orë më pare në plazhin e Manastirit në një zonë shkëmbore. Dy persona kanë qenë duke peshkuar, kur njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash.
Në ndihmë të tij ka shkuar policia, ambulanca, zjarrfikësja por ka qenë e pamundur ndërhyrja. Ka qenë skafi i policise kufitare ajo që ka terhequr të plagosurin duke e sjellë në portin e Sarandës e më pas në spital ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.









