Policia e Sarandës ka zhvilluar një operacion mbrëmjen e sotme së bashku me forcat operacionale në aksin Gjirokastër-Sarandë pranë fshatit Bistricë.
Sipas burimeve nga policia është ndaluar një automjet tip “Volkswagen Golf” dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë tre shtetas.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij operacioni i cili është në zhvillim e sipër teksa dyshohet për një rast transporti droge.








