Po ashtu, Policia e Vlorës njofton se ka ndaluar, E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë me urdhër të Prokurorit për zbatimin e vendimit penal të vitit 2017, ku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.









