Në Sarandë është gjetur i shkatërruar këtë mëngjes, automjeti i ish-juristit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Laert Pasha.
Pasha ,prej 10 majit, rezulton i akuzuar dhe i arrestuar nga SPAK për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Persona të paidentifikuar, gjatë natës, kanë thyer xhamin e pasëm të mjetit, kanë çarë gomat dhe e kanë lyer me sprajt, Fuoristrade Mercedes-Benz ML me targë AA823YS.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.4, ku mjeti ndodhej i parkuar që prej arrestimit të 41-vjeçarit.
Ky është rasti i dytë kur persona që ndodhen ne burg u sulmohen pronat.
Në 6 qershor u dogj zyra noteriale e noterit Aleko Anagnosti, i cili ndodhet në burg i akuzuar për “shpërdorim detyre” së bashku me ish-funksionarë të ASHK dhe bashkisë.








