Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Beleri ka dhënë një mesazh falenderimi pasi arriti që të zgjidhej eurodeputet me partinë Demokracia e Re në Greqi. Me një mesazh nga burgu, ku ndodhet aktualisht, Beleri ka falenderuar qytetarët grekë që e votuan si dhe kryeministrin Kyrioakis Mitsotakis që e futi në listë. Mesazhin e Belerit e lexoi sekretarja e tij, Eleni Odisea.
“Dhamë përpjekjet tona, luftën tonë për demokracinë. Fitoi beteja për të shkuar në Europe me bindjet tona. Miq të patriotizmit dhe të helenizmit, falenderoj familjen dhe Mitsotakis që më futi në listë. Falenderoj gjithë Greqinë që ishte në krahun tim. Do jem i vlefshëm për demokracinë dhe atdheun tonë,” shkruhej në mesazhin e Belerit.









