• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Sekretet e burgjeve”, lidhja e vrasjeve të dy shqiptarëve në Athinë dhe biznesmenit në Tiranë

27/12/2022
“Sekretet e burgjeve”, lidhja e vrasjeve të dy shqiptarëve në Athinë dhe biznesmenit në Tiranë

Autoritetet greke po vijojnë hetimet në lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj 41-vjeç dhe Armando Ogranaja 44-vjeç në mes të Athinës.

Të dy viktimat ishin emra të njohur për policinë greke.

Ndërkohë, mediat fqinje kanë ngritur dyshime se vrasja e dyfishtë ka lidhje me ekzekutimin e një biznesmeni në Tiranë. Ngjarjet janë duke u hetuar nga autoritetet greke.

Bëhet fjalë për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. 49-vjeçari u vra në një lokal në rrugën “Fadil Bidinaku” në Tiranë. Ai mori 9 plumba dhe humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës.

Nga ana tjetër, 41-vjeçari i vrarë në Greqi ishte arrestuar në Korinth në vitin 2016 pas zbulimit të një plantacioni të madh hashashi, ku dyshohet se ishte i përfshirë edhe biznesmeni që u vra në Tiranë. Ai njihej edhe si “Nikos” dhe së bashku me Papën ishin dy figurat kryesore të përfshirë në tregtinë e hashashit, por biznesmeni kishte arritur të arratisje nga Greqia në vendlindje.

Tashmë rastet janë duke u hetuar si të lidhura me njëra-tjetrën.

“Sekretet” e burgjeve

“Nikos”, siç njihej 41-vjeçari në Nea Smyrni, ishte liruar me kusht nga burgjet greke në vitin 2020 dhe kishte një dosje penale voluminoze.

Ai është akuzuar si anëtar në organizatë kriminale, trafik imigrantësh të paligjshëm, trafik dhe mbajtje droge, armëmbajtje, zhvatje, tentativë vrasje, falsifikim, grabitje dhe vjedhje.

Që nga vitit 2008 ai hynte e dilte nga burgjet që nga viti 2008 pa u ndëshkuar, pasi me daljen e tij ra sërish në paligjshmëri.

Thuhej se sa herë që vuante një dënim në burgjet e vendit, hapte punë dhe gjente bashkëpunëtorë të rinj që, kur të dilte, të ishte gati për hapin e radhës në botën e krimit.

Dukej se 41-vjeçari brenda burgjeve, e veçanërisht në Korydallos, ka krijuar miqësi të ngushta, por edhe hasmëri të forta, kryesisht me bashkatdhetarët.

Për këtë arsye policët me përvojë të Departamentit të Vrasjeve janë në kërkim të informacionit nga brenda burgjeve, pasi kanë të dhëna të vlefshme se porosia e vrasjes së “Ujkut” është nënshkruar në një nga burgjet në vend.

Duke marrë parasysh rrënjët e thella të mafies shqiptare në burgjet greke dhe rastet e mëparshme të porositjes së vrasjeve nga qelitë, një mundësi e tillë nuk përjashtohet.

Ndërkohë, vrasja e dyfishtë është regjistruar nga kamerat në kafenenë e mbushur plot me njerëz dhe policia po përpiqet të kuptojë nëse ekzekutori ka pasur një bashkëpunëtor që luante rolin e kamerierit. /abcnews.al

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

Klasikja me mungesa për Vllazninë, por lideri i ekipit rikthehet në prapavijë

16/12/2025
Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al