Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vetëm 4 ditët e fundit, ka zbuluar e penalizuar disa subjekte, që në mënyrë të fshehtë thernin kafshë dhe i tregtonin në dyqanet e tyre, ndërsa janë marrë masa edhe për parandalimin e tregtimit të peshkut dhe produkteve të tjera në kushte të papërshtatshme.
Në Gjirokastër u sekuestruan 800 kg mish dhe subjekti u gjobit me 100.000 lek gjobë. Kjo pasi, kafsha ishte therur në thertore dhe mishi ishte i vulosur, por transportohej në rimorkion e një makine e jo në kushte frigoriferike.









