Policia ka vënë në sekuestro pasurinë e ish-zyrtares Alda Klosi, e cila ndodhet në burg nën akuzën për pastrim parash e fshehje pasurie.
Deri më tani është vënë në sekuestro një garazh dhe një apartament në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë. Ndërkohë po verifikohen pasuritë e tjera.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, sekuestruan pasuri të palujatshme në pronësi të shtetasit A. K., konkretisht një apartament dhe një garazh në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.









