Sfida e mosreagimeve në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” vijon të sjellë momente tensioni dhe surprize për banorët, por duket se këtë herë ka pësuar një “thyerje” të parë. Banorët duhet të qëndrojnë të qetë përballë situatave të ndryshme dhe të ftuarve të papritur, por duket se Selin nuk e ka arritur këtë objektiv.
Në dhomën e surprizave u shfaq Gimbo me pranga në duar. Kur banorët e panë në living, Selin dëgjohet të thotë:
“Vëllai i Madh mos ma bëj këtë të lutem”.
![]()
Megjithatë, situata ndryshoi kur Gimbo hyri në shtëpi pa pranga dhe iu afrua Selin. Reagimi i saj ndaj tij, i papritur dhe emocional, prishi sfidën e mosreagimeve, duke treguar se kontrolli mbi emocionet nuk është gjithmonë i lehtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për situata që lidhen me të afërmit dhe lajme tronditëse.
Ky moment nxjerr në pah se edhe më të përgatiturit mund të kenë vështirësi për të kontrolluar reagimet emocionale dhe se sfidat e këtij tipi janë jo vetëm një test qetësie, por edhe një provë psikologjike për banorët.
Pas kësaj, banorët nuk kanë reaguar mirë ku një prej tyre ishte dhe Brikena e cila iu drejtua ashpër Selin: E prishe sfidën për dashurinë!









