• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sëmundja e deleve në Greqi, Shqipëria ndalon importin

27/07/2024
Dy barinj në ‘sherr’ për disa dele, ndërhyn policia

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit kanë publikuar një urdhër për disa masa mbrojtës endaj sëmundjes së pestë të ruminantëve të vegjël të shfaqur në Greqi.

Sipas urdhërit caktohet ndalimi i importit, tranzitimit nga i gjithë territori i Republikës së Greqisë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të kafshëve të gjalla të llojit të ruminantë të vegjël dhe ruminantë të vegjël të egër; materialit biologjik dhe embrioneve të pa shoqëruara me test diagnostik PCR të rezultuar negativ i bashkëlidhur certifikata shëndetësore veterinare, të kryer 21 ditë para mbledhjes së tyre; mishit dhe produkteve të mishit të patrajtuar termikisht minimalisht me një temperaturë 70°C për të paktën 30 minuta; qumështit dhe produkteve të qumështit të pa trajtuara termikisht minimalisht me një temperaturë 72°C për 15 sekonda (temperaturë e lartë me pasterizim me kohë të shkurtër HTST) e pa aplikuar 2 herë; miellit të mishit dhe miellit të gjakut, kockat pa dhjam, thundra, kthetra dhe brirë të patrajtuara termikisht minimalisht me një temperaturë 70°C për të paktën 30 minuta.

Po ashtu ndalihet importi i leshit, flokëve të cilët nuk kanë pësuar trajtimet e mëposhtme si larje industriale, e cila konsiston në zhytjen e leshit në një sërë banjash me ii. ujë, sapun dhe hidroksid natriumi (sode) ose hidroksid kaliumi (potasium); depilimi kimik me anë të gëlqeres së shuar ose sulfurit të natriumit; tymosje me formaldehid në një dhomë të mbyllur hermetikisht për të paktën 24 orë; pastrim industrial i cili konsiston në zhytjen e leshit në një detergjent të tretshëm në ujë të mbajtur në 60-70°C; ruajtja e leshit në 4°C për katër muaj, 18°C për katër javë ose 37°C për tetë ditë.lëkurën e papërpunuar dhe lëkurën e ruminantëve të vegjël të pa trajtuar për të paktën 28 ditë me kripë (NaCl) që përmban 2% karbonat natriumi (Na2CO3); trofetë e gjuetisë dhe preparate të destinuara për muze nga ruminantët e vegjël të pa përpunuara, të pa thara plotësisht dhe që kanë gjurmë të lëkurëve, mishit ose tendinave ose janë të pa dezinfektuar në mënyrë adekuate; produktet me origjinë shtazore për përdorim farmaceutik ose kirurgjikal, të kafshëve të llojit ruminantë të vegjël që nuk janë përpunuar për të siguruar shkatërrimin e virusit të Pestës së ruminantëve të vegjël.

Sipas urdhërit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të informojë rregullisht, brenda 24 orëve Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit për çdo ngarkesë e të gjithë kafshëve të gjalla të llojit të ruminantë të vegjël, ruminantë të vegjël të egër, materialit biologjik, embrioneve, mishit dhe produkteve të mishit, qumështit dhe produkteve të qumështit, miellit të mishit dhe miellit të gjakut, kockat pa dhjam, thundra, kthetra dhe brirë, leshin, flokët, lëkurën e papërpunuar dhe lëkurën e ruminantëve të vegjël, trofetë e gjuetisë dhe preparate të destinuara për muze nga ruminantët e vegjël, produktet me origjinë shtazore për përdorim farmaceutik ose kirurgjikal, të kafshëve të llojit ruminantë të vegjël.

Related Posts

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)
Kryesore

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)

23/03/2026
Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit
Kryesore

Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit

23/03/2026
Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gruda bind Leipzig? Klubi i Bundesligës merr në konsideratë blerjen e kartonit

Gruda bind Leipzig? Klubi i Bundesligës merr në konsideratë blerjen e kartonit

24/03/2026
Pse Sabrina Carpenter përdori oksigjen gjatë performancës së saj në Bogota?

Pse Sabrina Carpenter përdori oksigjen gjatë performancës së saj në Bogota?

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al